• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burrat i detyrojnë punëtoret e seksit të paguajnë dy herë

by Lorenc Vangjeli
25/03/2022 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Saimiri dhe Genti janë dy gazetarë të talentuar dhe të guximshëm. Normalisht në një vend në paqe si Shqipëria, guximi do të ishte një veti e tepërt për profesionin e lajmësit, por Shqipëria ende nuk ka gjetur paqe me shqiptarët, që lëkunden nga njëri skaj i ekstremit në tjetrin; nga mendësia sovjetike e shoqërisë e deri tek kapitalizmi çnjerëzor me urrejtje për kapitalizmin që rreket të ndërtojë në këto tre dekada pothuaj demokraci. Komunizmi feudal i Hoxhës ishte shumë më i thellë sesa mendohej dhe kapitalizmi anarkik i tranzicionit, është shumë me kaotik sesa pritej të ishte.

Të mërkurën në mbrëmje, dy gazetarët e Klan-it bënë denoncimin e rradhës, një ndër dhjetra të tillë të bërë në vite. Ata dëshmuan një realitet që ka vite që në Tiranë e njohin të gjithë, e konsumojnë shumë, por shumë pak e përmendin. Eshtë si një sekret kriminal që mbahet në një kasafortë të blinduar, por të pakyçur. Ata filmuan mbas mureve të një salloni masazhi dhe relaksi, si ata që kanë mbirë kudo, me dhe pa licensa, në pallate të zakonshëm banimi. Gjurmët e tyre i gjen hapur në rrjete sociale, ku shfaqen me reklama të sponsorizuara të llojit: Kemi staf të ri dhe bëjmë ulje çmimesh. Lista e çmimeve është pak a shumë fikse dhe varet nga vendndodhja. Në periferi më lirë, afër qendrës më shtrenjtë. Ka oferta mëngjesi: 60 euro, me të gjitha përfshirë, që kanë target adoleshentë e gjimnazistë. Ka oferta 30 euroshe që e çojnë klientin deri tek fundi i lumtur me“punë dore”, siç thuhej dikur në zhargonin e hershëm. Me negociatë dhe 70 euro, zgjidh gjithçka, e kështu me rradhë.

Vetëm kush nuk mka dashur, nuk ka dëgjuar se të paktën që prej fillimit të pandemisë, në Tiranë është përqafuar një modë e re, e cila përfshin atë që quhet shtresë e mesme. Një fashë moshore deri tek të dyzetat apo dhe përtej, me të ardhura të qëndrueshme dhe shpesh edhe të martuar, që bëjnë festa fundjave, në apartamente që merren me qera ditore. Kokaina dhe alkooli apo edhe më shumë, janë të ftuarit e nderit në këto mbrëmje, ku seksi natyrisht është opsion që mund të porositet si makinat në sallonet e shitjes.

Të gjithë e njohin ekzistencën e këtij realiteti. Me shumë gjasa, e njeh edhe vetë Doktor Berisha, mbreti dixhital i denoncimeve dhe mbrojtës i namuzit publik, por nuk e ka treguar ende sepse ka qenë i zënë me halle të tjera që ja bëri sebep Amerika. Gjithë të tjerët, përfshi kryeministrin, ministrat, deputetët apo dhe zërat publikë, janë përfshirë në “komplot” me heshjtjen e tyre. Edhe policia që herë pas here pret me bisturi ndonjë pemë të vetmuar të këtij pylli, e ka të pamundur të luftojë këtë figurë krimi që është tashmë banor i legalizuar në Tiranë dhe gjetkë. Lajmet njoftojnë herë pas here arrestin e ndonjë grushti mëkataresh të vogla, ato që janë fakire dhe afrojnë trupin për bukë në kuptimin fizik të fjalës apo për dhjetë euro, aq sa bën edhe dhoma e hotelit të pisët ku hyjnë, që duket se paguajnë për gjithë të tjerët. Kush kushton shumë e shumë herë më tepër, pozon për kronikat rozë me rroba banjo në dimër, nga njëri cep i botës në tjertrin. Eshtë ajo kategoria tjetër e ofertës për babëzinë kërkesës mashkullore që paguan para, e cila quhet VIP, që del në ekrane dhe tregon me krenari silikonin e sponsorizuar dhe planet për të bërë një milion klikime për 24 orë në këngën e rradhës. Apo edhe që thjesht shëtitet me makinë nëpër Bllok, si shenjë e statusit të shoferit, e ulur në vendin e parë si kukull porcelani që buzëqesh dhe që bën të lumur shoferin e rradhës.

Askush nga to nuk ka faj! Zoti vazhdon të jetë grua!

E liga është tjetër kund dhe ajo qëndron tek hipokrizia e shoqërisë shqiptare që mbron namuzin duke bërë sikur nuk e sheh. Që pandeh se nëse mbyll sytë, mëkati nuk ekziston. Në denoncimin e Klan, siç kanë bërë edhe Topi, ABC, Report, Neës 24 e të tjerë në raste të ngjashme, një nga vajzat e arrestuara ishte studente në vitin e fundit mjekësi. Eshtë tmerrësisht e dhembshme qartësia se në të gjitha rrethanat, studentn aty e çoi halli dhe jo malli. Të tjera si ajo kanë përfunduar në të njëjtat rrethana, herë si zgjedhje vetjake dhe herë si zgjidhje e vetme në një kohë të pamëshirshme ku mungesa e Iphone-t dhe takave të larta, janë tregues i statusit të papërshtatshëm shoqëror. Duket se të pafajshëm në këtë vend kanë mbetur vetëm ata që nuk kanë mundësi për të bërë mëkate.

Kodi Penal ende kriminalizon vetëm punëtoret e seksit, që paguajnë dy herë. Me turpin që ju hedhin në kokë dhe me prangat që ju mbërthejnë në duar. Përfitusit e tyre ja hedhin shumë më lehtë. Sepse në këtë vend, krimi më i madh është të jesh i varfër dhe të varfërit paguajnë gjithmnë! Ndoshta është koha që të ndryshojë kjo qasje që kriminalizon viktimën dhe i jep shoqërisë “luksin” e pistë që edhe të jetojë në proibicionin e seksit, edhe të rendë drejt seksit si nevojë për t’u shprehur. “Të mos thyhet pasqyra, nëse portreti që ajo tregon është i shëmtuar”. Këtë duket se thanë në mbrëmjen e të mërkurës dy gazetarët Kodra dhe Zenelaj, si dhe të tjerë kolegë të tyre të guximshëm. Në fakt, ata thënë atë që e dinë të gjithë, por pakkush e flet. Ata thjesht refuzuan të sillen si puritanë hipokritë dhe të bëjnë hipokritin në një shoqëri që e mban veten si puritane dhe vret ende “për ndër”. Në fund të fundit, gjithë njerëzimi i falet trekëndëshit dhe në trekëndësh përfundojnë të gjithë. Edhe vetë Jezu Krishti, që duket se nuk ka mbledhur ende gurët e duhur për të hedhur në këtë vend malor e plot moral që quhet Shqipëri, që ca pak kohë më parë u dalldis nga trekëndëshi B.B.D. dhe që jeton ende nën dalldinë e trekëndëshit tjetër R. B. M.

Next Post
Spiunët rusë të rekrutuar nga CIA do ta “heqin qafe” Putinin

Spiunët rusë të rekrutuar nga CIA do ta “heqin qafe” Putinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com