• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burracakë!

by Ilir Yzeiri
18/02/2019 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Yzeiri/ 

Protesat e së shtunës, për fat të keq, prodhoi një star të ri, njeriun simbol të tranzicionit të përgjakshëm shqiptar, Sali Berishën dhe arrestimin e disa dhjetëra demonstruesve naivë, të cilët, të frymëzuar nga retorika agresive dhe nga shpresa e gënjeshtërt se duke djegur kryministrinë, do të përmbysnin Edi Ramën, iu turrën dyerve të kryeministrisë me tërbimin e njerëzve të zemëruar për shkak të fjalëve të Saliut, Monikës dhe Lulit. Ata fatkeqë, tani, do të duhet të përballen me një sërë akuzash, ndër të cilat, më e rënda, ndoshta, do të jetë gjoba që do të duhet të paguajnë për dëmin e shkaktuar. Në anën tjetër, mbetën burracakët, ata që gjatë gjithë kësaj kohe i frymëzuan portestuesit naivë dhe të ndershëm duke u thënë se ata mund të bëjnë ç’të duan, të djegin, ta marrin zvarrë Edi Ramën, të shkatërrojnë kryeministrinë sepse kështu do të vendoset drejtësia në këtë vend dhe opozita do të vijë në pushtet. Në momentin që ata ftakeqë u derdhën mbi dyert e kryeministrisë, kjo tufë burracakësh zgërdhihej dhe i linte të vazhdonin me akte të dëshpëruara dhune kundër një objekti publik të rëndësishëm. Ironia më e madhe ishte akuza që i bënë këta burracakë Edi Ramës, sepse, sipas tyre, ai urdhëroi që të hapej kordoni dhe protestuesit e dëshpëruar të sulmonin godinën e qeverisë. Si tipologji është e njëjta skemë të menduari me justifikimin e 21 janarit. Edhe atëhere, Sali Berisha dhe Ilir Meta thanë se Edi Rama i nxori në pritë dhe ata i vranë protestuesit. Këta burracakë duhet të kishin kurajon dhe t’i ndalonin ose t’i porositnin protestuesit që në asnjë mënyrë të mos ushtronin akte dhune sepse përgjegjësia është individuale dhe ata do të përballeshin me drejtësinë. Mirëpo, në vend të kësaj, ata zgjërdhiheshin në shesh dhe në darkë bënë një skenë prej burracakësh të ngrefosur duke shkuar e bërtitur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe duke bërë si të fortë në zyrat e shtetit për të treguar se nuk janë burracakë deri në fund, por janë gjysmë të tillë.

E përmenda edhe në fillim që protesta prodhoi një star të inatosur dhe heroik. Ky ishte Sali Berisha. Ai u ngul në shesh dhe u recitoi të gjitha mediave tekstin banal që e përsërit qyshse Edi Rama e flaku nga karrigia e kryeministrisë dhe e ka katandisur si një mjeran të vjetëruar. Më e bukura e të gjithave është se këtë njeri e morën seriozisht edhe disa media në Itali duke treguar me këtë rast edhe njëherë se mediat italiane, (siç thotë gazetari i njohur K. Bolino), bëjnë lajm për Shqipëriën vetëm në verë kur zbulojnë se një pjatë peshk është 500 lekë dhe kur çdo protestë e quajnë luftë civile. Në fakt, ëndrra për një luftë civile, për dhunë dhe gjak është në kokën e Sali Berishës. Ky njeri që ka tridhjetë vjet në poltikë ka prodhuar aq  krime e aq viktima sa tani nuk i bën përshtypje asgjë. Pyetja është, si ka mundësi që njeriu që u fut në politikë me frymëzimin perëndimor dhe që për disa kohë rrëmbeu flamurin e liderit antikomunist, nuk i bindet ligjit themeltar të demokracisë që, kur largohesh nga pushteti pasi e ke djegur Shqipërinë dhe pasi ke vrarë në Bulevard, është mirë të rrish mënjanë dhe të mos kërkosh revansh. Kushdo mund të pyesë se cilat shtresa përfaqësojnë njerëzit e zemëruar që duan të djegin Kryeministrinë ? Studentët ? Jo. Minatorët ? Jo. Të përndjekurit Politikë ? Jo. Të zemëruarit dhe protestuesit janë militantë të PD-së dhe LSI-së dhe pjesa më agresivë janë mbështetës fanatikë të Berishës apo Lulit. Dhe deri këtu nuk ka asnjë të keqe. Ata janë në të drejtën e tyre. Por, nëse frymëzohen nga fjalimet e Berishës dhe të Monikës se Edi Rama duhet vrarë apo duhet hedhur në Lanë, atëhere duhet të llogarisin se në këtë rast kemi të bëjmë me krim dhe në çdo rend demokratik krimi dënohet. A e kanë llogaritur këta burracakë se duke ulëritur nga mëngjesi në darkë për dhunë ndaj Edi Ramës dhe godinave të qeverisë ata do të marrin në qafë vetëm protestues naivë me të cilët do të qeshin paradite dhe do të bëjnë sikur zihen me grushte në darkë në komisariatet e policisë ?!

Next Post
VLORE/ Sherri në sallën e kumarit, hakmarrja me 7 viktima e 7 të plagosur mes 2 fiseve

VLORE/ Sherri në sallën e kumarit, hakmarrja me 7 viktima e 7 të plagosur mes 2 fiseve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In