• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Burim Ramadani: Goditja amerikane e shkërmoq Kosovën

by A R
13/09/2025 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, sjell vetëm dëme për këtë të fundit. Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, tha për Tvklan.al se goditja amerikane e shkërmoq Kosovën, pasi sipas tij, ajo është trajtuar si “foshnje” amerikane.

“Në përgjithësi, Kosova është parë dhe trajtuar si projekt (foshnje) amerikan. Edhe në siguri e mbrojtje, edhe në qëndrueshmëri, edhe në diplomaci, edhe në raporte tjera. Goditja amerikane e shkërmoq Kosovën, e cila tashmë është para kolapsit të plotë si shtet”, tha ai.

Ramadani u shpreh se Prishtina zyrtare “është vendosur në nivel të shteteve jo-aleate me SHBA-të dhe kjo vetvetiu nënkupton degradim të pozicionit rajonal e ndërkombëtar të Kosovës”.

Sipas Ramadanit, periudha e gjatë e mungesës së ndarjes së informacionit dhe bashkëpunimit praktik me qeverinë e Kosovës, ka shkaktuar frustrim në Uashington. Dëmi i parë, sipas Ramadanit, vjen në rrafshin diplomatik.

“Së pari, dëmi diplomatik për Kosovën është enorm. Kosova ka treguar jo-seriozitet në sjelljen e saj shtetërore”, tha ai.

Pasojë e drejtpërdrejtë e vendimit të SHBA-ve është edhe dëmi në sigurinë kombëtare. Sipas tij, ajo e lë Kosovën më të cenueshme në siguri.

“Së dyti, dëmi në sigurinë kombëtare është pasojë e drejtpërdrejtë. Pezullimi i Dialogut Strategjik përfshin edhe fushën e mbrojtjes e të sigurisë, që nënkupton mungesë të vendosjes së objektivave të përbashkëta kosovaro-amerikane në mbrojtje e siguri“, u shpreh Ramadani.

Më tej ai shtoi se, “Mungesa e planifikimit të përbashkët po ashtu përfshin edhe zvogëlim të mundësive për rritje të kapaciteteve kosovare në siguri e mbrojtje. Prezenca e trupave amerikane në Kosovë është në kuadër të operacionit shumëkombësh, pra nuk duhet të përzihet me bashkëpunim bilateral në mbrojtje e siguri. Kjo pasojë e lë Kosovën më të cenueshme në siguri”.

Një vendim i tillë, sipas ekspertit të sigurisë, do të ndikojë edhe në ekonomi “me mungesë enorme të mundësive të reja“. Ai thekson se nëse bllokada vazhdon në pranverën e vitit 2026, Kosova mund të kolapsojë edhe financiarisht.

“Sot, Kosova është në krizë serioze ekonomike. Ndërsa, nëse bllokada vazhdon njëjtë, në pranverën 2026 Kosova do të kolapsojë edhe financiarisht, sepse mundësia e përdorimit të buxhetit është vetëm në janar e shkurt 2026. Pas kësaj, asnjë qindarkë nga Buxheti nuk mund të shpenzohet pa vendim të Parlamentit. Dhe, nëse Parlament nuk do të ketë, nuk do të ketë asnjë tranfertë të buxhetit publik”, tha ai.

Ramadani u shpreh ndër të tjera se “ringjallja” e Kosovës është në duart e politikanëve. Ai bëri thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve si zgjidhje, por thekson se me strukturën aktuale në krye të shtetit, situata mbetet e pashpresë.

“Se si mund të ‘ringjallet’ Kosova është në duart e politikanëve, para se të kalojë në shpatullat e qytetarëve. Formimi i shpejtë dhe pa pengesa i institucioneve nacionale dhe rikthimi në orbitën bashkëpunuese me SHBA-të. Duket e thjeshtë si formulim, por me këtë strukturë në krye të shtetit, përfshirë këtu Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, kjo është edhe e pamundshme, edhe e pashpresë”, tha eksperti i sigurisë për Tvklan.al.

Shtetet e Bashkuara vendosën më 12 shtator që të pezullojnë për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën. Njoftimi u bë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ku theksohet se shkak janë veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit, të cilat kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë. Në deklaratë thuhej se veprimet dhe deklaratat e Albin Kurtit kanë sfiduar progresin e arritur ndër vite.

“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme, që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”, njoftoi ambasada.

Ambasada Amerikane nënvizon se dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij të Kosovës.

“Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim prioritar nga populli i Kosovës”, deklaroi ambasada e SHBA-ve.

Pak kohë më parë, edhe Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë njoftoi se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të pezullojnë takimet me kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Next Post
“Ministrja “Diella”, hajdute e padukshme”, Berisha: Begaj, kukulla e Ramës

“Ministrja “Diella”, hajdute e padukshme”, Berisha: Begaj, kukulla e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In