• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Burgu i përjetshëm është jashtë hekurave”, drama e Fatimes me burrin skizofren dhe vajzën e sëmurë

by Java News
20/12/2017 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket si një histori filmash dramatik por është një dramë e vërtetë njerëzore, e një gruaje të fortë që jetën e saj ndoshta duhet ta shkruajë në një libër. Përtej vuajtjeve gjatë gjithë jetës, Fatime Fregjaj edhe në moshën 60-vjeçare i jep forcë dhe besim vetes por edhe njerëzve të afërt të saj. Jetën e ka kaluar mes 4 mureve të burgut dhe lirisë, por siç thotë ajo, liria e saj ka qenë më keq sesa 3 dënimet që ka kryer. Në një rrëfim ajo e përkufizon në këtë mënyrë jetën saj.

“I kam thënë drejtoreshës së burgut, unë burgun përjetë e kam jashtë hekurave”, nis rrëfimin Fatimja.

Integrimi pas daljes nga burgu është i vështirë. Më kryesorja dhe vështirësia më e madhe është gjetja e një pune. Shteti nuk e ka ndihmuar me asnjë punë, dhe ajo ka gjetur rrugën e saj. Të mbledhë kanoçe gjatë gjithë natës, për të siguruar bukën e gojës për vete dhe paratë për kafe e cigare.

Fatime Fregjaj është divorcuar nga bashkëshorti i saj që në vitin 1994, por një plagë e përbashkët familjare, megjithëse të ndarë ligjërisht i ka detyruar që të jetojnë bashkë. Ajo është vajza e tyre, 29-vjeçare Izaura e cila ka probleme mendore. Fatimes Fregjës përveç vajzës, i duhet të kujdeset edhe për babain e fëmijëve të saj, pasi edhe ai vuan nga skizofrenia.

Pagesa që merr për vajzën është shumë e vogël edhe për shkak të klasifikimit që i ka caktuar mjekja. “Burri merr 160 mijë lekë kurse vajza 100 mijë lekë të vjetra. Çfarë të bëjë më parë me ato para, të blej bebelina apo ilaçe”, thotë Fatimja.

Fatime Fregja kërkon ndihmë nga shteti pasi me dy të sëmurë, e ka të pamundur që t’ia dalë financiarisht.

Duke uruar dhe shpresuar që lirinë të mos e shikojë si një burg të përjetshëm, ajo që na mbetet është apeli ndaj shteti që ta ndihmojë Fatime Fregjën dhe familjen e saj.

Next Post
Kushtetuta e re/ Ngërç në procesin ndaj gjyqtares dhe Doshit

Çështja “Doshi”, Krimet e Rënda shpallin moskompetencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com