• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burgu/ Manja e Xhafaj kritika SPAK: Jo arrestime për statistika të mira, aplikoni edhe lirimin me garanci pasurore

by Java News
14/06/2023 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestimi dhe mbajta në burg të disa zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë, në dyshimet e shpërdorimit të detyrës apo korrupsionit, pa një vendim dënimi, që nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore dhe që nuk mbajnë funksione për të prishur provat, ka shqetësuar qeverinë dhe Kuvendin. Ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u arrestua dhe u la në burg për dy episode shpërdorimi detyre të pretenduara nga SPAK. Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, mbahet gjithashtu në burg prej 1.5 vitesh, pa një vendim dënimi. Ish deputeti Alqi Bllako dhe ish kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla po mbahen gjithashtu në burg, edhe pse veprat penale për të cilat akuzohen janë në shproporcion me arrestin me burg, një masë ekstreme sigurie.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua dhe po mbahet në burg për 330 mijë lekë ryshfet. Me dhjetëra qytetarë dhe ish zyrtarë të tjerë, të arrestuar për shpërdorim detyre apo korrupsion, mbahen në burg pa një vendim dënimi. Ata presin në qeli procesin e gjykimit dhe vendimin, ku disa prej tyre mund të shpallen edhe të pafajshëm. Ndërkaq, ish ministri Fatmir Mediu po gjykohet në gjendje të lirë për Gërdecin. Ish ministri Saimir Tahiri u gjykua në gjendje të lirë. Vuajti dënimin vetëm pasi u dënuar me vendim të Apelit. Ish ministri Arben Ahmetajt dhe ish presidenti Ilir Meta po hetohen në gjendje të lirë, përfshirë edhe për pastrim parash, një vepër shumë më e rëndë se sa shpërdorimi i detyrës.

Kur kreu i SPAK-ut, Alti Dumani, u paraqit në Komisionin e Ligjeve, disa ditë më parë, për raportin vjetor të veprimtarisë së SPAK-ut, deputeti Fatmir Xhafaj tha se qëllimi nuk është të futen njerëz në burg për të bërë statistika të mira, por ngritja e akuzave bazuar në prova bindëse. “Një çështje tjetër, që ka ardhur koha, pas tre vjetësh, të fillojmë ta theksojmë edhe ne këtu, është fakti që duhet treguar një kujdes shumë i mirë në proceset hetimore për zbatimin e ligjshmërisë, në ngritjen e akuzave mbështetur në prova dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, por edhe në aplikimin më të mirë të politikave penale dhe parimit të proporcionalitetit në masat e sigurisë dhe masat e dënimit që kërkohen prej jush. Qëllimi ynë nuk është të futim njerëz në burg dhe të bëjmë statistika të mira (po, për ata që e meritojnë një gjë të tillë), por kryesorja është që të ngremë akuzat të mbështetura në prova bindëse dhe në zbatim të drejtë të ligjit”, tha Xhafaj.

Në 6 qershor 2023, në Komisionin e Ligjeve ishte ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ku raportoi monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të qeverisë ndaj SPAK-ut dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ndër të tjera, Manja tha nuk duhet të jetë qëllim në vetvete që për çdo vepër penale të aplikohet masa e sigurimit “arrest me burg”, pasi legjislacioni penal parashikon edhe masa të tjera, siç është garancia pasurore, e cila aplikohet rrallë. Ministri i Drejtësisë tha se arrestimi me burg duhet jenë roporcionale me rrezikshmërinë e veprës dhe të autorit.

“E treta është aplikimi i masave të sigurimit në mënyrë proporcionale me rrezikshmërinë e veprës dhe të autorit. Nuk duhet të jetë qëllim në vetvete që për çdo vepër penale të aplikohet masa e sigurimit “arrest me burg”. Pra, duhet të ketë një proporcionalitet në raport me rrezikshmërinë shoqërore të veprës dhe të personit. Ne konstatojmë, të paktën në të dyja raportet, se aplikohen shumë më pak masat e tjera të sigurimit që ka Kodi i Procedurës Penale dhe këtu i referohem kryesisht garancisë pasurore dhe masave të tjera, sepse Kodi nuk ka vetëm “arrest me burg”. Unë nuk po them se duhet të vendoset masa “arrest në shtëpi”, sepse kjo masë ka kushte të përcaktuara se kur vendoset dhe është e barasvlershme me masën “arrest me burg”, thjesht aplikohet në raste të përcaktuara, por e kam fjalën për masat e tjera që ka Kodi i Procedurës Penale.

Pra, është një kategori e madhe veprash penale të parashikuara në Kodin Penal, që gjejnë vend edhe në raportet që kanë sjellë, sidomos veprat penale në fushën e tatimtaksave, në fushën e doganave apo vepra të tjera penale të karakterit ekonomiko-pasuror dhe është krejtësisht e mundshme që prokurorët të kërkojnë aplikimin e masave të tilla, sepse burgu nuk duhet të jetë qëllim në vetvete. Gjithsesi, ne i kemi parë në mënyrë analitike raportet që na janë vënë në dispozicion, por unë i grupova këto te shtylla e të drejtave të njeriut, si një nga rekomandimet kryesore në rezolutën e Kuvendit, por edhe në rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2022”, ka pohuar Manja.

Si qeveria ashtu edhe Kuvendi, madje përfshirë edhe opozitën, kanë vlerësuar punën e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në ditët në vijim, qeveria dhe Kuvendi do të miratojë nga një rezolutë për vlerësimin konkret të punës së SPAK për vitin 2022, duke bërë edhe disa rekomandime që duhet të mbahen në konsideratë nga SPAK për veprimtarinë gjatë vitit 2023./Adriatik Doçi-shqiptarja.com

Next Post
Haradinaj sulmon Kurtin: Mburravec dhe mashtrues. Kush je ti në të vërtetë?

"Kurti një spiun i Serbisë..."/ Haradinaj ngre dyshime: Veprimet e tij nuk shpjegohen ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In