• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burgu i Reçit dhe Koço Kota

by Ardit Rada
02/08/2018 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Bashkimi Evropian ka hedhur plot 14.7 milionë euro për burgun e Reçit, të cilit iu pre shiriti dje nga politikanë dhe ambasadorja Romana Vlahutin. Shkalla e lartë e kriminalitetit dhe kapacitetet e ulëta në burgjet ekzistues kanë bërë që Shqipërisë t’i shtohet një tjetër institucion i vuajtjes së dënimit, sa modern, po aq edhe i sigurtë.

Për 780 të burgosurit që do të mbushin qelitë e Reçit pritet të jetë në shërbim një personel prej 400 personash. Me gjasë, të dënuarit aktualë VIP dhe të tjerë që do të dënohen në vijim, do të mbyllen atje; rrugës për në Razëm e Theth.

Koço Kota është një personalitet i shquar i politikës shqiptare. Pakkush e njeh për arsye banale. Jo sepse është detyrim të njohësh çdo emër të historisë, por sepse historianët e demokracisë kanë qenë gjithë këto vite të zënë me figurën e Azem Hajdarit. Sot emri i ish-kryeministrit të Shqipërisë nuk figuron qoftë edhe në ndonjë rrugë periferike , e aq më pak në ndonjë shkollë a monument.

Fati i keq i Koço Kotës ishte se drejtoi qeverinë në vitin 1928-1930 dhe 1936-1939, deri ditën e pushtimit italian. Më parë kish shërbyer si Kryetar i Kuvendit dhe si ministër i Brendshëm në qeverinë e Ahmet Zogut. Kjo karrierë dhe të tjera damka që iu shtuan më pas, bënë që Kota të hynte automatikisht në listën e armiqve të komunistëve, të cilët fill pas lufte përmes një misioni sekret, e rrëmbyen në Selanik dhe e dorëzuan në Tiranë para gjyqit të Koçi Xoxes.

Gjyqi u tregua ‘i mëshirshëm’ duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë për dënimin e tij me vdekje. Përfundimisht, ish-kryeministri u dënua 30 vite dhe vdiq në burg pak vite më pas, më 1949-ën. Ai dha shpirt në burgun famëkeq të Burrelit, ndërtimin e të cilit ironikisht e kishte firmosur dikur vetë në cilësinë e kryeministrit.

Vettingu në Shqipëri ka nisur të presë ‘kokat’ e para të Drejtësisë, siç jemi mësuar rëndom të lexojmë nëpër titujt e përditshëm. Bëhet fjalë për një statistikë të pritshme nga publiku dhe ata që investuan për Reformën. Rreth gjysma e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë dalë jashtë sistemit, kryesisht për lidhje me persona të inkriminuar dhe pasuri të pajustifikuara. E vërteta është se kjo nuk po i entuziasmon dhe aq shqiptarët. Pas kësaj krasitjeje, shqiptarët duan të shohin pas hekurave prokurorët e gjyqtarët, që i kanë sorrollatur për vite të tëra dhe që bënin rolin e shejtan budallait para fakteve. Kjo vlen edhe  për politikanët e djeshëm dhe të sotëm.

Rasti i Koço Kotës është precedenti më i bukur që mund të gjejmë në histori, pavarësisht fatit të tij tragjik. Pas 14,7 milionë eurove të investuara në Reç nga Bashkimi Evropian, do të ishte fyerje për këtë të fundit që në burgun me 5 yje të përfundonin adoleshentët që kapen me një cigare hashash. Fundja, ‘Alkatrazi’ shqiptar rrugës për në Razëm e Theth do të shërbejë edhe si atraksion për turistët që kalojnë atypari.

/JavaNews/

Next Post
FOTO/ Shembet një pjesë e Murit të Madh kinez

FOTO/ Shembet një pjesë e Murit të Madh kinez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
Mbyllet dita e 94-t e protestës te Kryeministria, 10 persona të shoqëruar pas përplasjeve, disa efektivë të lënduar! Tubuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 1

Mbyllet dita e 94-t e protestës te Kryeministria, 10 persona të shoqëruar pas përplasjeve, disa efektivë të lënduar! Tubuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 1

September 1, 2026
‘Ndizet’ Lindja e Mesme, Irani i përgjigjet sulmeve amerikane dhe kërcënimeve të Trump me raketa e dronë në rajonin e Gjirit!

‘Ndizet’ Lindja e Mesme, Irani i përgjigjet sulmeve amerikane dhe kërcënimeve të Trump me raketa e dronë në rajonin e Gjirit!

September 1, 2026
Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, evakuohen me urgjencë dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish!

September 1, 2026
Trump paralajmëron përsëri Tehranin: Nëse kombi i dështuar i Iranit na sulmon, këtë herë do e shkatërrojmë plotësisht!

Trump paralajmëron përsëri Tehranin: Nëse kombi i dështuar i Iranit na sulmon, këtë herë do e shkatërrojmë plotësisht!

September 1, 2026
Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

September 1, 2026
Vespuçi zbuloi Amerikën, Don Kishoti mullinjtë, Berisha oqeanin

Vespuçi zbuloi Amerikën, Don Kishoti mullinjtë, Berisha oqeanin

September 1, 2026
Gabriel Jesus prezantohet te Barcelona dhe flet si katalanas: Mezi pres të luaj dhe të ndihmoj ekipin! Të gjithë i dinë cilësitë e mia

Gabriel Jesus prezantohet te Barcelona dhe flet si katalanas: Mezi pres të luaj dhe të ndihmoj ekipin! Të gjithë i dinë cilësitë e mia

September 1, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Pas valës së re të sulmeve, Irani kërcënon SHBA-të: Do të pendoheni, ju pret dënim i rëndë!

September 1, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com