• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Burgosja e britanikut, fëmijët: Gënjyem, nuk abuzoi…

by A R
23/07/2017 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e David Brown i cili është dënuar me 20 vite burg për abuzim me disa fëmijë në Shqipëri duket se po merr një tjetër rrjedhë.

Dy fëmijët të cilët në moshë të vogël e akuzuan atë direkt kanë ndryshuar dëshminë duke pranuar se kanë gënjyer që janë abuzuar seksualisht, “foldrejt.info” ka arritur të intervistojë njërin nga djemtë, Denis Aliu i cili sot është 18 vjeç.

Në një intervistë, 18 vjeçari tregon arsyet se përse gënjeu dhe çfarë e shtyu të tregojë të vërtetën sipas tij. Aliu tregon se është penduar për të gjitha gënjeshtart që ka thënë dhe se do të bëjë çmos që të  lirojë 66-vjeçarin David Brawn nga burgu.

I pyetur rreth zërave që qarkullojnë se mund të jetë blerë pë të ndryshuar dëshminë 18 vjeçari  thotë se nuk është e vërtetë duke shtuar se ai është blerë në moshë të vogël për të thënë gjëra kundër David Brawn

Intervista e plotë:

Si quheni ?

Denis Aliu.

Denis, nga e njeh ti David Brawn?

E njoh që i vogël, unë jetoja në rrugë dhe Davidi më ka marrë në qendrën e tij , pastaj aty fillova jetën normale u futa dhe në shkollë.

Deri kur qëndrove në fondacionin e Davidit?

Deri në moshën 6 vjeç.

Si ishte mardhënia jote me Davidin?

Shumë e mirë, e kam rrespektuar si babin tim.

Para disa vitesh kur keni qenë i vogël ju e keni akuzuar atë për abuzim seksual dhe vetëm para pak kohësh ju ndryshuat dëshmi. Çfarë ndodhi, pse ndryshuat dëshmi?

E para unë kam qenë i vogël shumë dhe nuk i dija mashtrimet e gjërat.

Për cfarë mashtrimesh e keni fjalën?

Nga psikologia dhe psikologu që na morën në pyetje dhe atë të policisë, ata na thonin cfarë ka bërë Davidi ndonjë gjë të keqe.

Dhe ju deklaruat që ju ka bërë diçka të keqe?

Na thanë ato.

Çfarë ju thanë?

Na thanë shumë gjëra, që të flisnim keq për Davidin. Na thonin që të themi që na ka abuzuar Davidi.Na kanë thanë që të themi dhe për Dinon që na ka rrahur kështu gjërash. Kanë qenë fjalët e të tjerëve ato që kam thënë.

Di gjë përse ju thanë të thonit kështu?

Ata i dinë vetë arsyet e veta, ne thjesht na thonin ishim të vegjël.

Pse pranuat të gënjeni?

Ata na thanë, na mashtuan me lek.

Kush ju dha lek ?

Ato, psikologia dhe ai i policisë.

Sa para morët ?

Po tani nuk e mbaj mënd se kam qenë i vogël , di që na çonin në lodra në aktivitete, gjëra kalamajsh.Madje pasi u fut Davidi në burg, psikologia vinte edhe tek shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli  dhe na merrte me të mira dhe pastaj u zhduk.

Po Dino ka abuzuar me ju?

Jo, Dino vetëm na rrihte bashkë me Robin.

 Çfarë mardhënie kishte Dino me fëmijët e tjerë ?

Me aq sa më ka parë  syri mua ai i dhunonte .

Po Davidi ?

Davidi i fliste Dinos dhe erdhi dita që e hoqi fare se i thamë ne që na rreh.

A mban mënd ndonjë veprim jo korrekt (të pahijshëm) të Davidit  ?

Asgjë të keqe nuk mbaj mënd , vetëm të mirat që më ka bërë se më ka marrë nga rruga e më ka future  në shtëpi.

Po Andonin, djalin tjetër që ka akuzuar Davidin e njeh?

E njoh

Po ai çfarë thotë?

Të njëjtën gjë si them dhe unë.

Që do të thotë?

Nuk është abuzuar

Pra ju thoni se nuk jeni abuzuar?

Jo,  unë nuk jam abuzuar nga askush , vetëm  jam rrahur nga Dino dhe Robin. Davidi madje na rrespektonte shume sidomos mua, unë flas për veten time, më mbante si çunin e vet unë kam fjetur në  një dhomë me atë dhe as nuk më ka dhunuar e as abuzuar.

 Përse vendosët të ndryshonit dëshminë, të tregonit të vërtetën sipas jush. Kush ju tha që ta bënit këtë ?

Nuk kam pasur mundësi më parë pasi kam qenë tek shtëpia e fëmijws, prita sa të bëja 18 vjec të jem i zoti i vetes. Jam interesuar vetë me fëmijët e tjerë të shtëpisë aty dhe kisha dëshirë të  bëja një gjë për Davidin që ta nxirrja nga burgu se të gjitha ato që kam deklaruar kur isha i vogël kanë qenë gënjeshtra.

Sa i bindur je që nuk po gënjen edhe këtë herë?

100% .

Në moshën 5 vjeç kur ju e keni akuzuar Davidin keni përmendur disa terma që të lë të dyshosh që ju jeni abuzuar?

Unë nuk e mbaj mend se kam qenë i vogël fare se u bënë kaq vite thjesht unë kam thënë cfarë më kanë thënë , nga mëndja ime skam thënë asgjë. Ata kanë qenë fjalët dhee mendimet e të tjerëve.

Ka zëra që ju jeni blerë për të ndryshuar dëshminë , sa e vërtetë është kjo?

Jo nuk bëhet fjalë, madje ne na kanë blerë kur ishinm të vegjël që të themi gjëra për keq jo për mirë për Davidin .

 A e keni takuar ndonjëherë Davidin në burg ?

Jo. Kam shumë dëshirë po me vjen pak  zor që ta takoj.

Pse

Për gabimet që kam bërë , që kam thënë,  se tani ai më ka mbajtur me gjithë të mirat se asnjë gjë nuk më mungonte si ti dal unë para atij me ato fjalë që kam thënë.

Nëse do ta kishe Davidin para çfarë do ti thoje?

Jam shumë i penduar pë rata që i bëra skam si ta fal veten ska asnjë falje se i bie 11 vite burg.

Ndonjë apel, çfarë  kërkon nga drejtësisa?

Të vendos drejtësi që të dalë Davidi se po vuan dënimin kot.

Ai nuk po bën dënimin kot se ju e keni akuzuar para disa vitesh?

Po pra , po është kallzim i rremë, kam qenë vetëm 5-vjeç.

A jeni penduar që keni gënjyer?

Jam penduar shumë që kam thënë ato fjalë . Unë do bëj çmos që ta nxjerr nga burgu, unë personalisht do bëj cmos sic ka bërë ai cmos që më nxorri nga rruga  do bëj unë për ta liruar.

Next Post
Gjeni vend tjetër për t’u ndeshur, djema!

Zgjedhja e Ramës, goditje alla Shakashvil apo teknikë alla Rusvelt?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Të shtëna me armë zjarri në aksin Elbasan-Librazhd, një i vdekur

May 5, 2026
PE miraton me 58 vota raportin për Shqipërinë, Hoxha: Vlerësim i qartë për rrugën drejt BE-së

PE miraton me 58 vota raportin për Shqipërinë, Hoxha: Vlerësim i qartë për rrugën drejt BE-së

May 5, 2026
“Nuk foli fare në gjyq, ishte…”, avokatja e Radaçit: Ja sa vite mund të dënohet për aksidentin

“Nuk foli fare në gjyq, ishte…”, avokatja e Radaçit: Ja sa vite mund të dënohet për aksidentin

May 5, 2026
Humbi kontrollin e makinës dhe ra në kanal, ndërron jetë në spital 59-vjeçari

Humbi kontrollin e makinës dhe ra në kanal, ndërron jetë në spital 59-vjeçari

May 5, 2026
Goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë te “Dollari”, nën hetim dy persona

Goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë te “Dollari”, nën hetim dy persona

May 5, 2026
Ti je ajo që bën, jo ajo që thua se bën o Ilir (Adion, Gresa, Ola…)

Ti je ajo që bën, jo ajo që thua se bën o Ilir (Adion, Gresa, Ola…)

May 5, 2026
U shkarkua nga vetingu, gjyqtari Metalla fiton në Strasburg: Shteti t’i paguajë 32 mijë euro dhe…

U shkarkua nga vetingu, gjyqtari Metalla fiton në Strasburg: Shteti t’i paguajë 32 mijë euro dhe…

May 5, 2026
Shkaktoi aksidentin në Durrës, 57-vjeçari me kokën ulur para gjykatës. Lihet në burg

Shkaktoi aksidentin në Durrës, 57-vjeçari me kokën ulur para gjykatës. Lihet në burg

May 5, 2026
Aksidenti ku u vranë dy fëmijë, Manja: PS do i drejtohet Kuvendit për ndryshime në Kodin Rrugor

Aksidenti ku u vranë dy fëmijë, Manja: PS do i drejtohet Kuvendit për ndryshime në Kodin Rrugor

May 5, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Nuk është vetëm paraburgimi, reforma ka fikur procesin e drejtë gjyqësor

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In