• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

BURGER KING® zhvillon identitetin e tij vizual duke bërë rebrand-inim e parë të plotë në mbi 20 vite

by A R
08/01/2021 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej vitit 1954, Burger King® ka inkurajuar mysafirët e tij ta “Marrin Si e Duan” (Have It Your Way) duke festuar me vetëbesim shprehjen e lirë të vetvetes. Sot, emri i njohur botëror po bën një hap para duke prezantuar një dizajn vizual krejtësisht të ri i cili do të prezantohet përmes të gjitha pikave të takimit me mysafirët. Frymëzuar nga ushqimi i vërtetë dhe i shijshëm, pamja më moderne shënon rebrand-imin e pare pas mbi 20 vitesh, i cili do të përfaqësojë në mënyrë më origjinale vlerat e Burger King. Njoftimi shënon gjithashtu angazhimin ndaj përmirësimeve të fundit në shijen dhe standardin e cilësisë së ushqimit, heqjen e ngjyruesve, shijeve apo konservantëve prej burimeve artificiale si dhe betimin ambicioz mbi ndikimin në qëndrueshmërinë e mjedisit.

Sot, më shumë se kurdoherë, Burger King synon që mysafirët të ndihen mirë me ushqimin e tij, e cila reflektohet edhe përmes dizajnit vizual, atij të restoranteve dhe përmes të gjithë eksperiencës dixhitale. Burger King® do të prezantojë një logo të re, paketim të ri, tabela të reja të menusë, uniforma të reja të ekipit , sinjalistikë të re të restoranteve dhe dekorit, rrjeteve sociale dhe risi në aktivitetet e marketingut dixhital. Rezultati është një prezencë e re që tregon besimin tek e ardhmja, teksa ruan trashëgiminë origjinale dhe atë çka vetë klientët pëlqejnë te BK®.

Çdo element i dizajnit është rikonceptuar qëllimisht, për të reflektuar udhëtimin e ri të ushqimit të Burger King® duke përçuar shije dhe cilësi. Parimet e dizajnit përqafojnë më së miri karakteristikat unike të brand-it: Të nxjerr lëng nga goja; i madh dhe i guximshëm; argëtues; krenar dhe i vërtetë.

Logo. Plot vetëbesim, ajo çka përfaqëson më së miri Burger King – ushqim i vërtetë, i thjeshtë dhe i shijshëm. Që prej publikimit të logos së tanishme në vitin 1999, industria ka kaluar në një gjuhë dizajni më moderne, më miqësore dhe më pranë epokës dixhitale. Logoja e re minimaliste është në koherencë me evolucionin e brand-it ndër kohë dhe shërben si  homazh ndaj trashëgimisë së këtij emri, me një dizajn të rafinuar që është besimplotë, minimalist dhe lozonjar.

Ngjyrat. Ngjyrat e përzgjedhura janë të larmishme dhe të plota, frymëzuar nga poçesi “ikonë” i pjekjes në skarë dhe përbërësve të freskët. Fotografia e re ka shumë teksturë dhe përcjell aspektin ndjellës të ushqimit.

Fonti. Fonti i ri i personalizuar i brandit quhet (me të drejtë) “Flame” / “Flakë”. Fonti është i frymëzuar nga format e ushqimit të Burger King® – rrumbullake, të plota të shijshme –  dhe personalitetit të shkujdesur të brand-it.

Uniforma. Uniformat e reja të anëtarëve të ekipit reflektojnë mjeshtërinë e pjekjes në skarë, duke bashkuar stilin bashkëkohor dhe të rehatshëm më ngjyra dhe grafika lehtësisht të dallueshme. Në reklamat e reja të Burger King shfaqen pjesëtarë të vërtetë të ekipit.

Paketimi. Paketimi i ri reklamon me krenari logon e re, njëkohësisht me ngjyrat e guximshme dhe ilustrimet argëtuese të përbërësve.

“Dizajni është një nga mjetet më thelbësore që kemi për të komunikuar se cilët jemi dhe vlerat që mbartim, duke promovuar një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e dëshirës për ushqimin tonë dhe shtimin në maksimum të eksperiencës për mysafirët tanë” – tha Raphael Abreu, Kreu Ndërkombëtar i Dizajnit të Brand-it. “Ne donim të përdornim një dizajn i cili do i shtynte njerëzit të dëshironin ushqimin tonë; është përsosmëri e pjekur në skarë dhe, mbi të gjitha, plot shije.”

Klientët do të shohin identitetin e ri vizual në fillimin e vitit 2021. Përgjatë viteve në vazhdim, Burger King® synon të implementojë këtë dizajn të ri në të gjitha vendndodhjet e restoranteve kudo në botë. Për informacione të mëtejshme, vizitoni www.BK.com. 

Rreth BURGER KING®:

Themeluar në vitin 1954, brand-i i Burger King ështëv zinxhiri i dytë më i madh i hamburgerave dhe ushqimit të shpejtë në të gjithë botën. Shtëpia Origjinale e Whopper-it, (Home of The Whopper®), sistemi i Burger King operon në mbi 18,800 vendndodhje në mbi 100 shtete dhe territore të Shteteve të Bashkuara. Gati 100% e restoranteve të Burger King® janë nën pronësinë dhe drejtimin e dyqaneve të pavarura, shumë prej tyre veprimtari në pronësi familjare që kanë punuar në këtë fushë biznesi prej disa dekadash. Për të mësuar më shumë mbi Burger King® , ju lutem vizitoni faqen www.bk.com si dhe na ndiqni në profilet në Facebook, Twitter dhe Instagram.

Next Post

Shqipëria në 24 orët e fundit: 673 raste të reja, 436 të shëruar dhe 7 viktima nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In