• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burg për nënën lehonë/ Vangjeli: Politika na ka futur në një flluskë tmerri e ferri që është e pandjeshme ndaj kësaj dhimbje ekstreme

by Java News
15/03/2023 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Politika na ka futur në një flluskë ku harrohet një nënë që përfundon në qeli 8 ditë pasi ka sjellë në jetë një fëmijë”. Kështu e ka komentuar analisti Lorenc Vangjeli situatën e mosregjistrimit të PD në zgjedhjet e 14 majit që e largon vëmendjen nga ngjarje të tjera të rënda që ndodhin në vend.

Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli thotë se kjo flluskë bëhet e pandjeshme ndaj kësaj dhimbje kaq të madhe pasi e gjithë vëmendja është përqendruar te Vendoret.

“Flluska në të cilën politika na ka futur të gjithë na ka bërë që pakkush të kujtohet që diku në një skaj të Shqipërisë një nënë me një foshnje 8 ditësh të sapolindur ushqehet me gji, përfundon në qeli nga një vendim gjykate prej një gjobe të papaguar që është konvertuar me heqje lirie.

Është zbatuar po formalisht ligji dhe kanë ekzekutuar një vendim duke rrëmbyer një grua, duke e çuar në qeli për të kërcënuar dhe ndëshkuar me vdekje një krijesë, jeta e të cilit është e mbrojtur me kushtetutë. E kuptoni tashmë çfarë tmerri dhe ferri krijohet brenda kësaj flluske që është e pandjeshme ndaj kësaj dhimbje ekstreme, ndaj këtij krimi që ndodh që bëhet dyfish më i rëndë se askush nuk e shikon dhe askush nuk i vë gishtin. Ky është problemi”, tha Vangjeli.

Vangjeli reagoi për rastin e gruas Diana Kolaveri Hoshi, që është dënuar me 50 ditë burg për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj, Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.

Pavarësisht pretendimeve të tij, faktet tregojnë se Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati është dënur nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e ka firmosur dhe e dënuara thuhet se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi ka vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lek në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal/m.j

Next Post
Zbardhet emri dhe logoja e koalicionit Meta-Berisha-Dule-Ndoka: Ja kush e drejton

Zbardhet emri dhe logoja e koalicionit Meta-Berisha-Dule-Ndoka: Ja kush e drejton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Përleshje mes të rinjve shqiptarë dhe atyre marokenë në Itali, raportohet për të shtëna me armë dhe përdorim të thikave

Shqiptarja arratiset me të dashurin italian, prindërit: Do ta bëjmë jetën ferr nëse nuk kthehesh!

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

August 31, 2026
“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

August 31, 2026
Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

August 31, 2026
Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

August 31, 2026
FOTO/ Del vendimi për maturantët, çfarë do të ndryshojë për provimin e matematikës

Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për njohjen e kualifikimeve profesionale, ja 7 objektivat që synohen

August 31, 2026
(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Fondet për fermerët, AZHBR shtyn deri më 11 shtator afatin për skemën, u jep më shumë kohë për plotësimin e dokumenteve!

August 31, 2026
Protesta, hija e vetvetes?

Protesta pa kokë, për kë do të votojnë ‘revolucionarët’ në maj 2027?!

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com