Ish-ministri Spiro Ksera është njohur me masën “Arrest me burg” nga gjykata e Tiranës. Pas përfundimit të seancës, avokati Genc Gjokutaj tha se akuza është e paqartë pasi nuk shpjegohet sesi personi Ksera lidhet me vjedhjen.
Me masën e dhënë sot nga trupi gjykues është konfirmuar kështu kërkesa e prokurorit Ndini Tavani, i cili ka kërkuar që Ksera të qëndrojë në qeli.
***
Ish-ministri i Punëve dhe Çështjeve Sociale është dërguar sot në ambientet e Gjykatës së Tiranës për t’iu komunikuar masa e sigurisë. Spiro Ksera, i arresuar dy ditë më parë, akuzohet për vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Kserën, ndërsa sot pritet edhe vendimi i Gjykatës. Ish-ministri është dërguar në Gjykatë i shoqëruar nga forcat e policisë ndërsa në hyrje një numër i madh gazetarësh kanë përcjellë shoqërimin e tij.
Sëbashku me Spiro Kserën gjykohen edhe 3 ish zyrtarë të tjerë të cilët më herët kanë marrë masën e arrestit për Artevis Mene dhe detyrim paraqitje për dy të akuzuarat e tjera. Ndërkohë, Ksera mbrohet nga avokati Genc Gjokutaj.