• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Burg për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar me pasuri prej sheikësh, një nga kushtet e BE-së për negociatat

by Java News
25/09/2019 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu rrezikojnë të japin llogari para drejtësisë për aferat e tyre dhe për problemet me pasurinë. Ky është kushti që kanë vënë ndërkombëtarët për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Pak ditë më parë ishte Bundestagu gjerman ai i cili nxori një dokument për çeljen e negociatave. Sipas këtij dokumenti, Gjermania është pro uljes së Shqipërisë në tryezën e bisedimeve, por me disa kushte që duhet të plotësohen më tej.

Një nga këto kushte është edhe ndëshkimi i emrave të drejtësisë që u shkarkuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Gazeta ka bërë një kërkim dhe po publikon emrat e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që rrezikojnë të përballen me organet e drejtësisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hartuar një raport përmbledhës për punën e kryer për periudhën shkurt 2018-gusht 2019. Nga ky raport rezulton se janë plot 68 të shkarkuar nga vetingu. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 gusht 2019 ka dhënë 189 vendime, nga të cilat 81 vendime për konfirmimin në detyrë të 33 gjyqtarëve, 40 prokurorëve dhe 8 ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë; 68 vendime për shkarkimin nga detyra të 40 gjyqtarëve, 26 prokurorëve dhe 2 ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë.

Përveç kësaj janë dhënë edhe 15 vendime për ndërprerjen e procesit të 10 gjyqtarëve, 4 prokurorëve dhe 1 ish-ndihmës ligjor; 8 vendime për pushimin e procesit të 3 gjyqtarëve, 1 prokurori dhe 4 ndihmësve ligjorë; 16 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar, për kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 10 gjyqtarëve dhe 5 prokurorëve; 1 vendim për pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare”, thuhet në raportin e KPK.

Në fakt, janë në total 69 të shkarkuar, por KPK e ka përgatitur raportin duke u bazuar tek statistikat deri në muajin gusht. Pavarësisht kësaj, pjesa dërrmuese e të shkarkuarve janë larguar për shkak të problemeve me pasurinë. Procesi i vetingut nxori në pah sesi gjyqtarët dhe prokurorët ishin bërë sheikë dhe sesi shumica e tyre nuk i justifikonin dot, madje arritën dhanë argumente absurde e qesharake para trupës gjykuese.

Nëse i hedhim një sy listës së të shkarkuarve nga vetingu, vihet re se në rrezik për të dhënë llogari para drejtësisë janë një sërë emrash të njohur. Midis tyre mund të përmendim ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Ai u përpoq t’ua hidhte organeve të drejtësisë dhe të fshihte një apartament që e kishte regjistruar në emër të të vëllait. Një emër tjetër është ai i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Atij ju gjetën pasuri të pajustifikuara dhe se kishte kryer evazion fiskal.

Në listën bën pjesë edhe emri i ish-prokurores Rovena Gashi, e cila po ashtu zotëronte pasuri marramendëse, por nuk i justifikonte dot. Po ashtu, pothuajse të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë u shkarkuan prej pasurisë. Altina Xhoxhaj, Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Artan Broci, Admir Thanza, Tom Ndreca, Artan Zeneli, Edmond Islamaj u përjashtuan nga sistemi i drejtësisë sepse pasuria e tyre ngjasonte me ata të sheikëve.

Edhe një sërë krerë gjykatash e prokurorish të rretheve e pësuan prej pasurisë. Ndër ta mund të përmendim Izet Kadanën, Fatmir Lushin, Çlirim Shahinin, Edison Ademin, Alketa Nushi, etj. Për të gjithë këta emra, hetime ka patur vetëm për Admir Thanzën.

Në fakt edhe për të hetimet kanë qenë për problemet e gjetura me formularin e dekriminalizimit dhe jo për pasurinë. Por me drejtësinë e re do të duhet që të gjithë këta emra, por edhe gjyqtarë e prokurorë të tjerë të japin llogari nëse duam që Shqipëria të bëjë hapa përpara drejt integrimit. (shqip) /l.m

Next Post
ALBtelecom shton bashkëpunimin me Postën Shqiptare, njihuni  me shërbimet e reja

ALBtelecom shton bashkëpunimin me Postën Shqiptare, njihuni me shërbimet e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

February 5, 2026
“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

February 5, 2026
Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

February 5, 2026
Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

February 5, 2026
Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

February 5, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Ofruan para në këmbim të votës/ Gjykata i shpall fajtorë, por asnjëri nuk përfundon në burg

February 5, 2026
GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

February 5, 2026
Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

February 5, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Sigurimi i shtëpive me detyim/ Eksperti: Ja sa do paguajë çdo familje shqiptare në vit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In