Me rritjen e temperaturave në vend kanë nisur dhe zjarret nëpër pyje. Këto ditë të nxehta korriku, Ministria e Mjedisit njofton se janë djegur rreth 10 hektarë pyje dhe 26 hektarë kullota.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u bën thirrje banorëve të zonave pyjore të tregohen të kujdesshëm dhe mos të ndezin zjarre të qëllimshme, pasi do të ndiqen penalisht.
Ndërkohë, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme është hartuar një plan pune për mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave nga zjarret, i cili parashikon angazhimin e shtabeve lokale dhe aktivizimin e sistemeve vrojtuese.
Në këtë sistem janë përfshirë 110 vrojtues nga Inspektorati i Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe struktura të tjera.