• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burg për 11 të arrestuarit e grupit të Laert Haxhiut, akuzohen për të paktën 6 vrasje

by A R
01/10/2023 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për të arrestuarit si pjesë e grupit të Laert Haxhiut.

Ata akuzohen për disa ngjarje të rënda, mes tyre 6 vrasjeve.

Prokuroria e Elbasanit kërkoi arrest me burg për 11 të arrestuarit, mes tyre edhe i penduari i drejtësisë, Artan Tafani. Kjo kërkesë u pranua nga gjykata.

Të arrestuarit që dolën para gjykatës

1-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç
2-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç
3-Ligor Romaçka, 31 vjeç
4-Erisiano Abedini, 32 vjeç
5-Bledar Berberi, 34 vjeç
6-Maringlen Topuzi, 37 vjeç
7-Bujar Abedini, 49 vjeç
8-Enriko Xhahysa, 23 vjeç
9-Klea Gjata, 27 vjeçe,
10-Idriz Manej, 68 vjeç
11-Fatjon Veliu, 36 vjeç

Sa i përket Laert Haxhiut, ai ndodhet i burgosur në Greqi. I konsideruar si person i shumëkërkuar nga policia shqiptare, ai u kap në Janinë në Maj të këtij viti.

Haxhiu po lëvizte me një makinë BMW, kur u arrestua nga autoritetet atje, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Por përpara se të viheshin në pranga, ata tentuan t’i iknin policisë greke. Gjatë kësaj kohe përplasën të paktën 3 makina të tjera e më pas përfunduan duke goditur edhe një bordurë. Krahas arrestimit, policia u gjeti 3 shqiptarëve dhe 1400 Euro.

Laert Haxhiu ishte në kërkim që prej vitit 2017, kohë kur u dënua fillimisht nga Gjykata e Lushnjes me 18 vjet burgim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, si autor i një ngjarje në 2016 ku mbetën të plagosur dy persona. Ngjarje kjo që si zanafillë ka hakmarrjet që lidhen me konfliktet e vjetra të bandës së Lushnjes. Sakaq Haxhiu gjithashtu rezulton person i përfshirë edhe në çështje të trafikut drogës në Shqipëri dhe i dënuar nga Gjykata e Durrësit.

6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh janë zbardhur nga Policia e Shtetit falë të penduarit, Artan Tafani. 39-vjeçari është anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares dhe ka zbuluar disa ngjarje të rënda kriminale.

Tafani u arrestua para një jave për vjedhjen e 30 mije eurove në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit, krim i ndodhur para 3 muajsh. Pasi u arrestua nga policia, ai ka treguar me detaje ngjarjet kriminale ku ka marrë pjesë bashkë me anëtarët e tjerë të grupit.

Në lidhje me operacionin e policisë “Never Forget” u lëshuan 16-urdhërarreste. 4 prej tyre nuk janë ekzekutuar ende pasi këta persona ndodhen në kërkim.

Të shpallurit në kërkim

1-Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala), 46 vjeç
2-Firdeuss Berberi, 22 vjeç,
3-Kristi Bixheku, 28 vjeç
4-Ederin Caushi, 36 vjeç.

Falë dëshmive të të penduarit të drejtësisë policia ka mundur të zbardhë vrasjen e Alban Semakut, Çajup Selimit, Albi Bashaliut, Fridman Xhaferrajt, Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit. Këta dy të fundit u ekzekutuan në Greqi.

Dyshime për atentat nga grupi i Laert Haxhiut, merret në mbrojtje prokurorja e SPAK

Laert Haxhiu

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, është marrë në mbrojtje nga institucionet pas dyshimeve se grupi i Laert Haxhiut do të kryente atentat ndaj saj.

Sipas të njëjtave burime, është njoftuar Policia e Shtetit dhe Këshilli i Prokurorisë që të përcaktojnë mbrojtjen për prokuroren dhe familjen e saj.

Sipas gazetares Daci, Musabelliu është prokurorja e cila ka në dorë dosjen e Laert Haxhiut për atë që njihet si “masakra e Lushnjes”.

Në këtë ngjarje të rëndë, në Shtator të vitit 2017 u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.  Për këtë çështje në shkallë të parë është dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Tetor 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete! Plagosen 3 persona

June 2, 2026
Balla i përgjigjet Belerit: Zvërneci është në Shqipëri, mos shtrembëro faktet dhe historinë

Balla i përgjigjet Belerit: Zvërneci është në Shqipëri, mos shtrembëro faktet dhe historinë

June 2, 2026
Alarmi për virusin Ebolë, BE mbledh urgjent ministrat e Shëndetësisë

Alarmi për virusin Ebolë, BE mbledh urgjent ministrat e Shëndetësisë

June 2, 2026
Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Njihuni me parashikimet e superkompjuterit të Opta-s

Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Njihuni me parashikimet e superkompjuterit të Opta-s

June 2, 2026
“Për mua nuk është thjesht biznes!”/ Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit dhe pse është sfida më e madhe e jetës së saj

“Për mua nuk është thjesht biznes!”/ Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit dhe pse është sfida më e madhe e jetës së saj

June 2, 2026
Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar: Investimi në Zvërnec është një mundësi historike!

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar: Investimi në Zvërnec është një mundësi historike!

June 2, 2026
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për çështjen ‘McGonigal’, Berisha: Do ta hetojmë vendimin në Strasburg

Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për çështjen ‘McGonigal’, Berisha: Do ta hetojmë vendimin në Strasburg

June 2, 2026
“Të mos isha unë, do ‘kalbeshe’ në burg”, Trump tërbohet me Netanyahun gjatë bisedës telefonike

“Të mos isha unë, do ‘kalbeshe’ në burg”, Trump tërbohet me Netanyahun gjatë bisedës telefonike

June 2, 2026
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

Patriotizmi i Zvërnecit u ‘shua’ nga Athina. Hetim i rrezikshëm nga SPAK?!

June 2, 2026
Grabitja me armë e bankës në mes të Tiranës, autori vodhi paratë dhe u largua me skuter

Grabitja me armë e bankës në mes të Tiranës, autori vodhi paratë dhe u largua me skuter

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In