Familjarët e tij nuk u lejuan ta takojnë. Vajza e tij që nuk beson se babai ka abuzuar me nxënësen 12 –vjeçare.
Kjo ishte situata para Gjykatës së Lushnjes. Trupi gjykues vendosi masën e sigurisë burg pa afat për mësuesin 62 – vjeçar.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Nuk u lanë brenda as familjarët. Gjykatësja e çështjes, Brikena Lubonja pranoi kërkesën e Prokurores Merita Selimi.
Mësohet se 62 – vjecari nuk e ka pranuar akuzën, por nuk i është përgjigjur pyetjes se përse nxënësja e tij e akuzon për abuzim seksual.
Demir Hoxha u arrestua nga policia pas denoncimit të familjarëve të vajzës 12- vjeçare, e cila dyshonte se kishte mbetur shtatzënë me mësuesin.
Policia tha se nëpërmjet përgjimit ambiental, kishte arritur të siguronte prova se Hoxha kishte kryer aktin.