• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Buqja jonë është më e mira…”. Mos vdeksh kurrë, Robert Ndrenika!

by Mira Kazhani
10/10/2017 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani

Më kanë ardhur në majë të hundës kafet, drekat e darkat, ku zakonisht sillen rreth së njëjtës fabul. “Hë mi, ku të shkojmë? Atje nuk ka parkim, atje s’ka shërbim, atje vijnë turlilloj niveli”. Atje kështu e atje ashtu”. Edhe kur e gjen një vend (këto kohë Mon Cheri-të më duken pak qytet dhe po shkuat, provoni biskotën me tërshërë) prapë i njëjti muhabet. Ne konsumohemi shumë kafeneve.

Është lifestyle kafja mbi dy orë e sipër. Edhe një gjë që mund të ta thonë fare lehtë në ëhatsaap, jo! Për be s’e bëjnë. Ftohesh në kafe! Por si ka thënë populli jonë “njeriu e ka në dorë veten”. Rregulli i parë nisi me një telefonatë në kinema Millenium. “Tuneli”, një film shqiptar. Edhe sikur kot të ishte, dua ta pres një biletë për aktorët tanë, plus që Robert Ndrenika mjaft të dalë me tre skena dhe ke parë film. Kështu ndodhi! Gjatë gjithë kohës prisja të vinte radha e skenës së tij.

Vetëm një aktor i madh si ai mund të luajë një plak qejfli, naiv e sipërfaqësor, që e ka mendjen te Buqja e kolme dhe të shesë mend me vështrime në fshat për djalin që e ka shofer të kryeministrit. Shprehjet e tij dhe mimikat ishin film brenda filmit, i cili më pëlqeu dhe qesha bashkë me një çift të moshuarish, që kishin ardhur me mbesën e tyre 5-vjeçare në kinema, ditën e hënë.

“Tuneli” është një film që përqesh politikën dhe hipokrizinë, por edhe fatalitetin e disa njerëzve që e hanë kot në këtë botë. Servilët janë aty, të urtët dhe pronarët që shesin kumbulla dhe një hakmarrje e skenaristit me LSI-në, kur përdor sloganin e saj në një dialog therës për abuzim e korrupsion. Ndonjëherë është si të të kapë nami. Mund të jesh e kundërta që di tërë bota për ty, po kjo hiç nuk ka rëndësi. Bota fiton gjithmonë! Duhet të jesh i madh si Robert Ndrenika, që edhe në film të marrësh rolin e duhur, atë më njerëzorin, gjysmë mediokrin por dhe pragmatistin e sotshëm, që thjesht do të prekë gjoksin e fryrë të Buqes, të shesë mend në fshat se shkenctarët e shkrimtarët nuk janë asgjë para shoferit të kryeministrit.

Kur mbaroi filmi, thashë me vete për të disatën herë; mos vdeksh kurrë Robert Ndrenika! Ndërsa çifti i të moshuarve zbritën me kujdes shkallët. Burri i mësonte gruas që duhet të hidhte këmbën më të shëndetshme të parën dhe mbesa priti me gojën e hapur e me merak gjyshen e mire, që këtë pasdite, çalë-çalë, erdhi në kinema, se lagjia llafe ka! /TiranaPost

Next Post
A e dinit se pak kripë në xhep mund t’ju shpëtojë jetën?

A e dinit se pak kripë në xhep mund t'ju shpëtojë jetën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In