• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bundestagu mesazh opozitës shqiptare: S’mund të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur

by Java News
04/06/2019 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjermania vijnë mesazhe ndaj opozitës për pjesëmarrje në procesin zgjedhor. Gjatë takimit me kryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, Mark Hauptmann, njëkohësisht dhe anëtar i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të NATO-s vlerësoi maksimalisht ecurinë e Reformës në Drejtësi si një kusht i përmbushur tashmë për vijimin e rrugës europiane të Shqipërisë në stacionin tjetër.

“Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Respektimi i ligjeve, rregullave dhe Kushtetutës nuk duhet të vihet në dyshim nga asnjë palë. Partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, por askush nuk është i detyruar. Kjo është demokracia. Nuk është e drejtë të kërkohet shtyrja e zgjedhjeve nga aktorë të jashtëm në një shtet të pavarur dhe demokratik.

Zoti Balla zhvilloi një takim me zotin Josip Juratovic (SPD) Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën Juglindore në Bundestag.

Si një njohës shumë i mirë i Ballkanit Perëndimor ai u shpreh:

“Para disa ditësh pata një takim me Komisionerin për Zgjerim Johanes Hahn dhe bashkëndava me të bindjen se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Qasja jonë ndaj këtyre dy vendeve është një test i kredibilitetit të BE. Për mua, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk është zgjerim, por plotësim i hartës së BE. I kam ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri dhe dua ta them shumë qarte se bojkoti i parlamentit është kundër parimeve të demokracisë.

Lufta politike duhet të zhvillohet vetëm në Parlament. Unë jam i krishterë dhe për mua respekti ndaj Parlamentit është po aq i shenjtë sa respekti ndaj Kishës. Ata që bëjnë këto veprime dhe protesta të dhunshme nuk e duan Shqipërinë në BE. E kam thënë edhe për raste të ngjashme në vende të tjera të Ballkanit, një parti mund të jetë kundër partisë që është në Qeveri, por nuk mund të jetë kundër interesit të vet kombëtar”.

Ndërkohë në takimet me zotin Nikolas Lobel dhe zotin Axel Müller, Balla diskutoi  mbi procedurat që do të ndjekë Bundestagu gjerman per shqyrtimin e vendimit për fillimin e bisedimeve.

Müller vlerësoi se si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, i kanë  plotësuar detyrat e lëna nga qershori vitit të shkuar në Këshillin Europian. Ka një vlerësim pozitiv edhe këtu në Bundestag lidhur me fillimin e bisedimeve gjatë 2019.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla  shoqërohet në vizitën e tij në Gjermani nga deputeti Ervin Bushati.

Qëllimi i takimeve me deputetë të Bundestagut dhe përfaqësues të qeverisë gjermane është angazhimi ynë lidhur me rekomandimin pozitiv pa kushte të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe shqyrtimi i këtij rekomandimi edhe nga Bundestagu gjerman./l.m

Next Post
Hajdari dhe Cunmulaj mesazh të fortë para vullnetarëve: Shqiptarët në varfëri ekstreme, populli ka nevojë për ne

Hajdari dhe Cunmulaj mesazh të fortë para vullnetarëve: Shqiptarët në varfëri ekstreme, populli ka nevojë për ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In