• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bumi në turizëm dhe ajo që duhet përmirësuar në Shqipëri, analiza e italianëve

by A R
08/09/2018 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria pati gjatë verës 2018 një bum të vërtetë turistësh, shkruan në një analizë që i bëhet këtij fenomeni grupi mediatik italian “abnkronos”.

Mes destinacioneve të Europës Jugore, Vendi i Shqiponjave ka treguar një potencial gjigant rritjeje në sektorin e fluturimeve, por edhe përsa i përket të huajve të pranishëm në të gjithë vendin.

Ky është një tregues i jashtëzakonshëm rritjeje, nëse mendohet se vetëm pak vite më parë vendi jetonte nën hijen e shumë realiteteve të Europës Jugore, por mbi të gjitha nën hijen e një historie që bënte që turizmi gati të mos ekzistonte.

Shqipëria destinacioni i preferuar nga turistët

Shifrat nuk gënjejnë dhe ofrojnë një skenar që, nëse pak vite më parë mendohej gati i pamundur, sot është realitet. Falë statistikave të realizuara nga “Albania.it” portali që i dedikohet turizmit në Shqipëri, në fakt, është e mundur të merret një e dhënë mëse interesate në lidhje me turizmin.

Vetëm në muajin e janarit 2018, numri i të huajve në vend ishte 232 mijë persona. Një e dhënë mëse inkurajuese kur mendohet për rritjen me 34,5% në raport me janarin 2017. Por jo vetëm, nëse shihen 15 destinacionet që nuk duhen humbur për vitin 2018 tek “Volagratis.com”, Shqipëria zë vendin e parë. Por, nëse këto të dhëna nuk mjaftojnë, ka edhe më shumë, në fakt 5,7% e italianëve ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për të kaluar pushimet, ndërsa 13,6% është rritja që ka pësuar kërkimi në internet për këtë vend që tregon interesin e madh nga ana e pushuesve.

Pra, jo të gjithë kanë patur mundësinë që të shkojnë në një vend që nuk ka pse t’i ketë zili asgjë fqinjëve të tjerë të Europës Jugore. Megjithatë, interesi është gjithnjë e në rritje dhe mendohet se për një vit këto të dhëna do të jenë edhe më inkurajuese.

Përse turizmi në Shqipëri vazhdon të rritet?

Për të kuptuar situata të tilla, duhet patur parasysh se një rritje, zgjerim apo rezultate të kësaj natyre nuk janë asnjëherë fryt i rastësisë apo thjesht i një situate të favorshme. Përkundrazi, në rastin e Shqipërisë është krejt ndryshe. Ka qenë pikërisht situata e pafavorshme (e mbushur me paragjykime, tabu të lidhura me historinë e saj dhe kulturën e vendit) që nuk ka lejuar të shkëlqejë për shumë kohë kjo perlë e vogë e Europës Jugore.

Por, sot, turizmi në Shqipëri vazhdon të rritet dhe nuk mund të fshihesh më pas gishtit. Ka një arsye përse gjithnjë e më shumë persona preferojnë të shkojnë në Vendin e Shqiponjave.

Arsyeja e parë dhe më e ditur është raporti cilësi-çmim, nuk është më një mister përse Shqipëria është një destinacion turistik. Megjithatë, kjo përpjekje e madhe për të kënaqur turistin duke mos i fryrë asnjëherë çmimet nuk përkthehet me një cilësi të dobët të shërbimeve të ofruara. Nëse kjo gjë mendohej më parë, tani ka pafund komente, nga personat që rikthehen, që flasin për një vend (shumë të mirë) që ka shumë për të ofruar.

Një arsye tjetër thelbësore është pozicioni. Shqipëria është pranë të gjitha pellgjeve të Mesdheut, mbi të gjitha me Italinë. Dhe, duke u rikthyer tek gjërat e bukura që ofron ky vend, nuk mund të konsiderohen si dytësore 3390 atraksionet turistike (sipas bilancit të fundit të Ministrisë shqiptare të Turizmit dhe Mjedisit).

Destinacionet më të pëlqyera në Shqipëri

Është normale që nga të gjitha zonat brenda vendit, disa të preferohen më shumë se të tjerat. Destinacionet më të pëlqyera janë me siguri plazhet e bukura, me det të kristaltë dhe rërë të imët që tërheqin turistët nga të gjitha anët. Plazhet më të vizituara janë Velipoja, Rana e Hedhun, sigurisht pa haruar fshatin e bukur të Ksamilit.

Më pas vijnë Parku Kombëtar i Divjakë-Karavastasë, gadishulli i Karaburunit dhe shumë qytetet apo fshatra, përfshirë edhe vetë kryeqytetin Tiranën, por edhe Dhërmiun, Borshin, Durrësin apo Kepin e Rodonit.

Next Post
Fëmija vret veten pasi humbi lojën në kompjuter

Fëmija vret veten pasi humbi lojën në kompjuter

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com