• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bumi ekonomik dhe skema e pagesës me kredi të buta/ Si u ndërtuan 20 mijë apartamente në 12 muaj dhe “leksioni turk” nga tërmeti i 2011

by Java News
10/12/2019 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në tetorin e vitit 2011, rajoni i Van në Turqi u godit nga një tërmet me magnitudë 7.1. pasojat ishin tragjike, 604 viktima,4100 të plagosur. Tërmeti preku rëndë edhe rajonin e Ercis.

Një pasgoditje e magnitudës 5.6 me datën 9 nëntor do të rëndonte edhe më tej dëmin duke shkaktuar edhe 40 vdekje të tjera.  Nga pasgoditja pati dëmtime të shumta në godina për shkak të ndërtimit të dobët dhe aplikimit të papërshtatshëm të kodeve të ndërtrimit.

Në total, 28 mijë e 512 banesa e godina ishin dëmtuar rëndë në goditjen e parë. Kjo goditje  e çoi në 35 mijë numrin e tyre.  60% e banesave në rajonin e Van pësuan dëmtime të rënda.

Van është një prej rajoneve më të varfëra të Turqisë. Jeta ekonomike e Van ishte shkatërruar nga tërmeti dhe shumë njerëz nuk kishin më punë.

Pas tërmetit u vendos në zbatim një plan reagimi energjik. Një vit pas tërmetit, 30 mijë njerëz ishin ristrehuar në qytet dhe 70 mijë të tjerë ishin transferuar në zonat e reja të ndërtuara. 6 mijë vende të reja punë u krijuan, më së shumti në ndërtim. Në rajonin e Van ishin krijuar 5 zona të reja banimi. Shtëpitë kushtonin 37 mijë euro secila për t’u ndërtuar. Familjarët paguanin 1/3 e kostos së banesës, me një kredi me zero interesit për një periudhë 15-20 vjeçare,me një këst rreth 100 euro në muaj ndërsa qeveria paguante pjesën e mbetur.

Stabiliteti politik i dekadës së fundit kishte mundësuar që të beheshin investime të shumta në rajon në rrugë, infrastrukturë dhe në struktura të reja.

Por bumi ekonomik nga ndërtimi ishte i përkohshëm dhe rikuperimi në afat të gjatë ishte më pak i sigurtë.

Turqia kishte përgatitje të dobët për tërmetin dhe pas kësaj mori masa të shumta,ndër të cilat një skanim i godinave dhe shembjen e atyre godinave që ishin ndërtuar dobët, me argumentin e mbrojtjes nga tërmetet.

Në vitin 2001, qeveria turke e kishte bërë të detyrueshëm sigurimin e banesave,duke kërcënuar se ata që nuk e bënin do t’u ndërpritej energjia elektrike dhe uji. Por kjo do të zgjasë vetëm një vit,dhe realisht jo të gjithë e kishin bërë sigurimin e banesës.

Në Van, niveli i sigurimit të banesave ishitë shumë më i ulët në Stamboll ose Ankara. Pas tërmetit, njerëzit u kompensuan njësoj,si ata që kishin siguruar banesën e si ata që nuk e kishin siguruar atë.

Kjo u bë si vendimmarrje politike dhe duke qenë se rajoni ishte i populluar nga kurdë, qeveria përmirësoi popullaritetin e saj në zgjedhjet pasuese, si rrjedhojë e reagimit në gjendjen e jashtëzakonshme. Njerëzit u trajtuan njësoj për kompensimin qeveritar, e kishin apo jo sigurimin e banesës. Nëse do të zbatohej ligji, njerëzit që nuk kishin sigurim nuk duhej të strehoheshin njësoj si ata që kishin sigurimin. Por politikisht kjo do të ishte e papranueshme për qeverinë.

Në vitin 2012 u prezantua ligji i ri për transformin urban që synonet të rriste sigurinë e banesave ekzistuese duke përcaktuar zonat e rrezikshmeisë së tërmeteve dhe duke detyruar njerezit që jetonin  në këto zona që të merrnin ndihmë profesionale për të analizuar riskun e tërmetit në banesat e tyre.

Në Van dhe Ercios u ndërtuan 20 mijë njësi banimi të reja nga TOKI, agjencia qeveritare e banesave.

TOKI manaxhoi ndërtimin e 15 mijë apartamenteve në Van dhe të 5 mijë apartamenteve në Ercis për një periudhë 12 mujore nga data e tërmetit.

g.kosovari

Next Post
“Vëmendje dhe durim”/ Meta publikon VIDEON: Vetëm Dvorani mund të degradonte integritetin e këtij procesi jetik

“Vëmendje dhe durim”/ Meta publikon VIDEON: Vetëm Dvorani mund të degradonte integritetin e këtij procesi jetik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

August 24, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Fjalëkryqi politik i Tiranës

August 24, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

August 24, 2026
E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

August 24, 2026
VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

August 24, 2026
“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kreditë rrisin sigurimin e jetës, zjarret dhe fatkeqësitë natyrore rrisin me 20% dëmet e paguara për pronat

August 24, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

“Kemi konsoliduar disa poste në qeveri”, Rama: Do të ketë transparencë për çmimet! Shqipëria sociale, e mundshme

August 24, 2026
VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com