• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Bumerangu ndodhet brenda kutive

by Skënder Minxhozi
10/06/2025 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi se ka anulluar pushimet verore pas kalimit në rinumërim të disa qarqeve kryesore. Kryekomisioneri Ilirian Celibashi tha gjithashtu se nuk nevojiten fonde shtesë për të rinumëruar votat në Tiranë, Fier e Dibër pasi janë kursyer 3 milion euro nga procesi i votimit në diasporë. Në këtë mënyrë mesi i gushtit do e gjejë KQZ në procesin e rinumërimit, duke e shtyrë drejt fundit të verës certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Shqipëria s’do të njohë rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në pranverë deri në fund të verës. Tipike shqiptare kjo dukuri e shëmtuar më shumë se 30 vjeçare!

Opozita po turret drejt rinumërimit të votave në disa qarqe kryesore, në abuzim me të drejtën përkatëse që i jep Kodi Zgjedhor. Ashtu siç sugjeronte me të drejtë një koleg së fundi, kjo taktikë bllokimi e shtyrjeje duhet të ketë edhe një përgjegjësi të caktuar nga pas. Nëse kontestohet vetëm për të kontestuar, ndërkohë që shifrat nuk lëvizin, duhet të ketë një penalitet për atë palë që e abuzon këtë të drejtë. Zgjedhjet kombëtare nuk mund të mbahen peng për arsye grupi apo paneli politik.

Strategjia e opozitës synon në këto kushte të arrijë disa objektiva të brendshme, kuptohet duke shpërfilur gjithçka që mund të konsiderohet si interes publik apo kombëtar. Së pari Berisha kërkon që përmes mbajtjes “gjallë” të debatit për standartin e zgjedhjeve, të anashkalojë dhe anullojë çdo tendencë diskutimi e debati brenda PD në lidhje me përgjegjësinë e tij personale në  rezultatet e 11 majit. “Neni Basha” i cili e nxjerr jashtë zyrës së kryetarit Doktorin, është një çengel procedural që përflitet se do të përdoret nga zyrtarë të caktuar në PD sapo rezultati zgjedhor të jetë shpallur zyrtarisht nga KQZ. Berisha nuk do të donte kurrsesi që kjo andrallë statutore apo edhe debate e pakënaqësi të individëve të ndryshëm në parti, të vendosin sadopak në rrezik pozitën e tij dominuese në PD. Jo më kot avokati i tij kërcënonte pak ditë më parë me përplasje fizike ata që do t’i binin në qafë “shpëtimtarit të partisë”!

Së dyti, edhe kjo e lidhur me fatin e Berishës, PD po kërkon që përmes rinumërimeve të largojë edhe debatin tjetër më të gjerë, atë të forumeve drejtuese partiake për humbjen madhështore ku e futën opozitën shqiptare. Listat e mbyllura qenë produkti i një vizioni të bunkerizuar që Berisha ka për forumet drejtuese të partisë. Përgjegjësia e këtyre forumeve për lënien rrugëve të mbi 200 mijë votave, është një temë që normalisht duhet të kishte provokuar një debat të fuqishëm të brendshëm të cilin në PD po mundohen ta bllokojnë me çdo kusht. Dhe karta më e përdorur në këto raste dihet cila është: Na vodhën!

Së treti, ndërtimi i një teoreme për trukimin e zgjedhjeve do të shërbente si karburant për të rianimuar sadopak votuesin opozitar, i cili ndodhet tashmë i demotivuar, në një depresion psikologjik të cilit nuk i shihet fundi. Gjetja e ndonjë parregullsie brenda kutive të rinumëruara do t’i jepte një grimë shpresë dhe fuqi tezës se zgjedhjet u fituan, por Rama përvetësoi fitoren!

Ka një kundër-argument megjithatë në gjithë këtë strategji “tërhiq e mos e këput”. Është bumerangu që krijohet objektivisht kur paditë dhe ankimimet verifikohen dhe rezultati nuk ndryshon. Gjatë këtyre javëve pas 11 majit Berisha dhe zyrtarët më të lartë të PD kanë shpenzuar shumë kohë dhe energji për të artikuluar akuza të rënda dhe skualifikuese për procesin elektoral. Treni bullgar është një togëfjalësh i përdorur gjerësisht në kriticizmin e opozitës ndaj zgjedhjeve. Megjithatë asnjë provë konkrete nuk ka filtruar deri më sot nga mbi 5000 kutitë e votimit në të gjithë territorin në lidhje me këtë akuzë, edhe pse me mundësitë që ofron sot teknologjia celularët dhe kamerat e çdo tipi e formati filmojnë gjithçka që ka të bëjë me jetën tonë të përditshme.

Edhe akuza tjetër, ajo e mungesës së 130 mijë fletëve të votimit, u pa nga hapja e kutive të Vlorës se kishte qenë një boshllëk procedural, e jo një vakuum i vërtetë që nënkupton manipulim dhe modifikim të rezultatit.

Sali Berisha e di fort mirë se duke kërkuar rihapjen e procesit në qarqet e mëdha, thjesht po shtyn certifikimin final të zgjedhjeve. Ai e di se po kërkon në vendin e gabuar për provat e manipulimit. Prej kohësh që tashmë s’mbahen mend, zgjedhjet shqiptare nuk e kanë të keqen brenda kutive të votimit. Zgjedhjet tona nuk blihen ose shiten ditën e zgjedhjeve, as kutitë nuk hapen dhunshëm për t’u mbushur me fletë votimi. Gjithçka ndodh shumë më herët. Atëhere kur palët dalin e blejnë nëpër fshatra e qytete me para në dorë, vende pune apo oferta të tjera ekonomike. Dhe në këtë pikë opozita ka qenë e paaftë të krijojë me vota konkrete e të qarta mozaikun e vjedhjes së zgjedhjeve në 11 maj.

Rezultati elektoral i radhës nuk le shumë vend për të manovruar me akuzat e vjedhjes e manipulimit. 33 mandate distancë mes palëve kryesore janë një greminë që nuk mund ta mbushë asnjë akuzë apo listë akuzash. Vullneti i votuesit ka qenë i qartë, detajet dhe ngjarjet sporadike nuk mund ta tjetërsojnë një humbje të rëndë dhe të pakthyeshme politike e elektorale. Duke rihapur kutitë pa gjetur në to atë që do të dëshëronte të gjente (përveç firmave të komisionerëve të vet) Berisha do të kishte në fund të sezonit veror një argument më pak për vjedhjen e zgjedhjeve. Një argument me pak, por një bumerang më shumë…

Next Post
Një koli plot me euro, kapet 43 vjeçari në portin e Vlorës

Një koli plot me euro, kapet 43 vjeçari në portin e Vlorës

Comments 1

  1. Builder says:
    2 weeks ago

    Vërtet BUMERANG alla Berishë :
    – Me Celibash në krye të KQZ.
    – Me një ligj zgjedhor që ka parregullsi të shumta.
    – Me listat e mbyllura që heq rolin e Garës edhe brenda llojit.
    – Mungesa e Balotazhit që do të eleminonte manovrat e llojit Berisha, për të vonuar çertifikimin e zgjedhjeve.
    – Uljen e numrit të deputeteve, nga 140 në 99.
    – Uljen e pragut elektoral, me qellim promovimin e partive të reja që duan të dalin në ringun politik.
    – Sanksionimin në LIGJ që nuk lejohet të zgjidhet deputet mbi dy herë.
    – Sanksionimin në Ligj që nuk lejohet një Kryeminister më shumë se tre mandate.
    – Ulja e rrogave e privilegjeve të deputeteve, mbasi këto janë edhe aresyeja pse nuk largohen kjo kastë interesaxhinjsh, nga listat e mbyllura.
    Etj, etj….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet/ SHBA largoi avionët nga baza ajrore në Katar para sulmit iranian, imazhet satelitore tregojnë pistat bosh

Pamjet/ SHBA largoi avionët nga baza ajrore në Katar para sulmit iranian, imazhet satelitore tregojnë pistat bosh

June 23, 2025
“Irani informoi Katarin përpara sulmit”, NYT: Strategji e ngjashme me atë të vitit 2020

“Irani informoi Katarin përpara sulmit”, NYT: Strategji e ngjashme me atë të vitit 2020

June 23, 2025
Dubai s’është më ‘parajsë’ për kriminelët shqiptarë

Dubai s’është më ‘parajsë’ për kriminelët shqiptarë

June 23, 2025
Irani lëshoi raketa drejt Katarit dhe Irakut, Trump mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Irani lëshoi raketa drejt Katarit dhe Irakut, Trump mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

June 23, 2025
Sulmi mbi bazën amerikane në Katar, çfarë dimë deri tani?

Sulmi mbi bazën amerikane në Katar, çfarë dimë deri tani?

June 23, 2025
Izraeli ishte sebepi

Izraeli ishte sebepi

June 23, 2025
Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Nuk ka viktima

Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Nuk ka viktima

June 23, 2025
Televizioni shtetëror iranian: Nis operacioni ‘Shpallja e fitores’, i dhamë një përgjigje të fuqishme agresionit amerikan

Televizioni shtetëror iranian: Nis operacioni ‘Shpallja e fitores’, i dhamë një përgjigje të fuqishme agresionit amerikan

June 23, 2025
Irani nis hakmarrjen, reagon Shtëpia e Bardhë: Po monitorojmë kërcënimet

Irani nis hakmarrjen, reagon Shtëpia e Bardhë: Po monitorojmë kërcënimet

June 23, 2025
Sulmi i SHBA ndaj Iranit, Daci: Qëllimi kryesor është…

Sulmi i SHBA ndaj Iranit, Daci: Qëllimi kryesor është…

June 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com