• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bumerangu i turizmit  

by
29/07/2015 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që turizmi është një nga sektorët potencialë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, këtë e dinë i madh e i vogël. Vendi ka pasuri të pafund natyrore dhe një diversifikim të lartë të burimeve brenda një sipërfaqeje të vogël, që e bëjnë atë të përshtatshme për çdo lloj turizmi, detar, lumor, liqenor, malor, të aventurës, natyrë, kulturor etj.

Por, në vite, Shqipëria nuk ka arritur të krijojë vlerë të shtuar nga kjo “dhuratë”. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, aktualisht, kontributi direkt i turizmit në prodhimin e brendshëm bruto (PBB) është 4.8%. Në këto nivele ai është më pak se gjysma e fqinjëve. Për krahasim, sipas të dhënave nga Këshilli Botëror i Turizmit, në Kroaci, kontributi direkt i turizmit është gati 13% e PBB-së, në Mal të Zi është gati 10% e PBB-së; në Greqi rreth 8% e PBB-së. Shqipëria ia kalon vetëm Maqedonisë (ku turizmi kontriburion në vetëm 1.5% të PBB-së), që si burim kryesor turistik ka vetëm liqenin e Ohrit, gjysmën e të cilit e ndajmë edhe ne.

Pritshmëritë janë tepër modeste. Parashikohet që deri në vitin 2020, kontributi i turizmit në PBB të arrijë në 6.1%.

Problemet gjithashtu janë të njohura: mungesa e resorteve të mëdha turistike; shpenzimet e ulëta për frymë të turistëve të huaj dhe varësi nga pushuesit nga Kosova; raporti jo proporcional çmim/cilësi shërbimi; moszgjatja e sezonit përtej tre muajve të verës; problemet ende të pazgjidhura të cilësisë së ujit, infrastrukturës dhe deri tek gjëra elementare si mungesa e energjisë elektrike dhe e ujit të pijshëm apo kanalizimet. Çdo sezon veror ka qenë gjithnjë një luftë e përhershme dhe e stërmundimshme për Shqipërinë, e cila, edhe pse është përmirësuar, ka ende mangësi tipike në cilësinë e shërbimit turistik.

Ndërkohë fqinjët si Mali i Zi dhe Turqia mbeten udhëtimet më komode në raportin çmim/shërbim. Pas liberalizimit të vizave në horizont janë shfaqur tashmë dukshëm edhe Greqia, që dikur as nuk mendohej si një konkurrent i drejtpërdrejtë i Shqipërisë. Ofertat nga ky vend në krizën më të thellë ekonomike, por dhe afërsia gjeografike, dhe me plazh, ushqim dhe sjellje të njëjtë me Jugun e vendit, janë bërë kërcënim për turizmin e brendshëm shqiptar.

Edhe ky sezon veror duket si një film bardh e zi, që ritrasmetohet pa e marrë askush mundimin që të paktën ta bëjë me ngjyra. Nga Jugu vijnë episode të faturave me çmime të kripura, që nuk na shqetësojnë për shtrenjtësinë e tyre (në fund të fundit është një produkt luksi që kush do e paguan dhe kush do jo dhe riskun e merr përsipër ofruesi i shërbimit), por për mungesën e reagimit të institucioneve tatimore, që ende tolerojnë mospërdorimin e faturave tatimore. Sektorin turistik vijon ta gërryejë informaliteti i lartë, që transmetohet në më pak investime në infrastrukturën që i shërben këtij sektori (ende nuk dimë përshembull se sa hotele janë në vend!).

Në një tjetër episod, përmes një “ndëshkimi” kolektiv ndaj viteve të tëra keqshfrytëzimi në të gjitha drejtimet (infrastrukturë, betonizim, shërbim, çmim) pushuesit nga Kosova kanë braktisur Durrësin, zonën me kapacitete më të mëdha mikpritëse në vend. Turizmi patriotik ka arritur në maturim dhe rrezikohet në të ardhmen, kur pushuesit nga Kosova do të mund të lëvizin pa viza.

Prej vitesh kemi ndjekur hartimin e strategjive e ligjeve për turizimin, që asnjëherë nuk janë zbatuar plotësisht dhe nuk kanë arritur objektivat e parashikuara. Një ligj i fundit për turizmin do të kalojë këtë javë në Parlament, që pretendon ta fusë industrinë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm.

Dhe, nëse modeli i turizmit nuk ndryshohet sa nuk është vonë dhe nëse mungon vullneti politik për të zbatuar strategjinë e zhvillimit të qëndrueshëm, filmi do të vijojë të ketë një “fund të palumtur”.

Next Post

Kapen hajdutët e Lalzit, vodhën Ristanin, Nokën, Mahon dhe Kodrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasi për vdekje dy 10-vjeçarë dhe plagosi një tjetër, dyshohet se shoferi ishte i dehur 

Përplasi për vdekje dy 10-vjeçarë dhe plagosi një tjetër, dyshohet se shoferi ishte i dehur 

May 3, 2026
Edi Rama në Armeni, do të marrë pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian, zbardhet agjenda

Edi Rama në Armeni, do të marrë pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian, zbardhet agjenda

May 3, 2026
Tensionet gjatë votimit, shtyhen zgjedhjet për degën e PD-së në Korçë

Tensionet gjatë votimit, shtyhen zgjedhjet për degën e PD-së në Korçë

May 3, 2026
Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

Manjani: Pse kallëzuesit anonimë nuk mund të jenë shkak për procedime penale

May 3, 2026
SHBA dhe Irani më larg se kurrë për Ngushticën e Hormuzit

SHBA dhe Irani më larg se kurrë për Ngushticën e Hormuzit

May 3, 2026
Rreth 3500 ushtarë të NATO-s marrin pjesë në stërvitje ushtarake në Poloni

Rreth 3500 ushtarë të NATO-s marrin pjesë në stërvitje ushtarake në Poloni

May 3, 2026
Aksidenti i rëndë në Durrës, policia jep detajet: 2 fëmijë të vdekur të moshës 10 vjeç, i treti në gjendje të rëndë transportohet drejt Traumës! Arrestohet shoferi

Aksidenti i rëndë në Durrës, policia jep detajet: 2 fëmijë të vdekur të moshës 10 vjeç, i treti në gjendje të rëndë transportohet drejt Traumës! Arrestohet shoferi

May 3, 2026
“I ka mbaruar mandati”, Alesia Balliu çon Berishën në gjykatë: Mos e lejoni të garojë më për kryetar të PD

Alesia Balliu i përgjigjet Berishës: Pensionist politik non-grata! Nuk ke as burrëri e as turp

May 3, 2026
Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve luftarakë nga SHBA-ja

Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve luftarakë nga SHBA-ja

May 3, 2026
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes në një lavazh në Fier

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes në një lavazh në Fier

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In