• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bumçi: Nuk ishim kundër “negociatave”, drita jeshile u dha për arsye rajonale

by A R
14/11/2016 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi konfirmoi në studion e “Tonight Ilva Tare” se opozita nuk ishte kundër hapjes së negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Gjatë hartimit të deklaratës përfundimtare, Bumçi tha se është hequr pjesa që të caktohej një datë për hapjen e negociatave. Sipas tij, data është thjesht demagogji.

Pjesë nga intervista:

Tare: Ta sqarojmë pak, a është e vërtetë që ju keni hequr fjalinë që ishte në rezolutën përfundimtare që të caktohet një datë për hapjen e negociatave, është hequr me vizë nga amendamentet..

 Bumçi: Po është e vërtetë.

 Tare: Është e vërtetë që PD kërkoi të mos hapeshin negociatat?

 Bumçi: Jo këtë e thoni ju.

 Tare: Unë po ju pyes..

 Bumçi: E keni paragrafin e parë ju lutem

 Tare: Kam paragrafin si është miratuar në fund dhe këtë që keni …

Bumçi: Mund të shkosh pak më lart 

Tare: Kam paragrafin si është miratuar në fund dhe këtë që keni …

Bumçi: Mund të shkosh pak më lart. të lutem lexoje

Tare: Që hapja e negociatave do të mundësojë një nxitje të fuqishme për të adoptuar zbatimin e gjithë setit të reformave të nevojshme që kërkon BE.

Bumçi: Ky është paragrafi i parë i miratuar me konsensus të plotë

Xhaçka: Me kusht thotë që të përmbushen të gjitha kushtet dhe të gjitha kushtet janë këto më poshtë.

Bumçi: Ky është paragrafi i parë, ka edhe tre reshta më lart që janë edhe më të mirë sesa reshti i fundit.  Paragrafi i parë thotë: Mbështesim anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Evropë kur reformat të jenë zbatuar dhe të jenë të pakthyeshme. Kur reformat të kenë arritur një stad të besueshme dhe në dritën e zbatimit të reformave

Tare: Pse u hoq fjalia Ti rekomandohet këshillit të caktonte një datë për hapjen e negociatave?

Bumçi: Vullneti jonë shprehet te paragrafi i parë, faleminderit për përkthimin. Paragrafi i dytë i propozuar kërkonte që ne ti bënim thirrje komisionit të vendosnim një datë. Nuk ka nevojë për datë. Këtu ka kushte për tu përmbushur, kushte të vendosura nga BE. Një person që do të bëhet avokat i vendos një datë vetes se do të bëhet avokat pas 6 muajsh, po nuk kaloi provimin e avokatisë nuk bëhet dot avokat. Kështu edhe rasti i Shqipërisë. Në qoftë se Shqipëria nuk përmbush kushtet e vendosura nga BE-ja. Data është demagogji. Zbato kushtet pastaj vjen data. Ne kemi kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe masat imediate për të luftuar drogën dhe trafikimin e saj. kjo nuk u pranua të përfshihej dhe kjo solli rrëzimin e propozimit tonë.

Më tej ai ka thënë se rekomandimi pozitiv për negociatat lidhet me arsye rajonale.

Bumçi: Situata e brendshme nuk e ndihmon Shqipërinë. E kanë ndihmuar arsyet rajonale dhe kjo është lehtësisht e lexueshme. Tre vite më parë, e ka marrë Serbia, vendi që ka shkaktuar luftëra në Ballkan.

Mali i Zi ka hapur dhe mbyllur kapituj. Pesë vite më parë i ka hapur Maqedonia dhe është bllokuar për shkak të vetos greke.

Kemi Kosovën që nuk u i është dhënë liberalizimi i vizave. Mbetet getoja e Evropës, për turpin e Evropës sepse kaq po aq shqiptarë sa janë në Evropë. Në këtë situatë nuk mundej që të mos jepte një mesazh për rajonin. Maqedonia është në krizë politike. Nuk zhvillon zgjedhje prej një viti.

Në Mal të Zi kemi një qeveri të brishtë. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Rusisë për të penguar integrimin. Për të mos i lënë shqiptarët të veçuar në rajon, Komisioni ka bërë një propozim me kusht.

Next Post
FOTOT/ Mashtronte me etiketat e erëzave, nën hetim 67-vjeçari

FOTOT/ Mashtronte me etiketat e erëzave, nën hetim 67-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In