• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bum tregtie me Kolumbinë, produktet më të kërkuara përveç bananeve

by Java News
05/02/2019 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Importet nga shteti i largët i Kolumbisë drejt Shqipërisë kanë njohur një rritje të fortë gjatë tre viteve të fundit. Sipas të dhënave të INSTAT, në 2018-n, u importuan nga Kolumbia mallra me vlerë gati 2 miliardë lekë, me një rritje prej 136% në krahasim me vitin e mëparshëm, ndërsa deri në 2015-n kishin qenë në vlera të papërfillshme. Ndonëse në vlerë absolute, mallrat që importojmë nga Kolumbia janë të ulëta, duke e renditur në total në partnerin e 41 nga 242 shtete në 2018-n, rritja ka qenë shumë e fortë. Por sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, Kolumbia renditet në vend të 11 për nga rritja e importeve në vlerë absolute, pas Izraelit, Kinës, Turqisë, Rumanisë, Spanjës, Kroacisë, Greqisë, Holandës, Francës, Indisë. Për krahasim, rritja e importeve nga Kolumbia është dy herë më e lartë sesa e atyre nga shteti fqinjë, Kosova.

Nëse e shohim sipas grupmallrave, janë tre grupet kryesore që kanë dhënë ndikim në këtë rritje të fortë. Fillimisht ishin “frutat dhe arrat e lëngshme”, ku zëri kryesor ishte banania, si dhe “Lëkurët e papërpunuara dhe të përpunuara”. Importet e bananeve u rritën me 21 herë në 2016-n në krahasim me vitin e mëparshëm dhe vazhduan me ritme të larta edhe në 2017 e 2018. Në 2018-n, importet e bananeve ishin 327 milionë lekë, me rritje 11% me bazë vjetore. Kujtojmë që në shkurt 2018 u kap në Portin e Durrësit një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia, ku ishin fshehur 613 kg kokainë. Edhe për “Lëkurët e papërpunuara dhe të përpunuara” importet nisën në 2015-n, për të kërcyer në 2016-n nga 7 milionë lekë në 294 milionë lekë, ndërsa në 2018-n, ky grup shënoi një rënie prej 25%.

Por, ndërsa dy grupet, “frutat dhe arrat e lëngshme”, dhe “Lëkurët e papërpunuara dhe të përpunuara” kanë ngadalësuar ritmet në 2018-n, një tjetër produkt ka kërcyer, duke ndikuar në rritjen e fortë të importeve në 2018-n. Të dhënat e INSTAT tregojnë se bëhet fjalë për “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre” dhe konkretisht, sipas statistikave më të detajuara të Comtrade për nëngrupin e koksit dhe qymyrit “Koks dhe gjysëm koks prej qymyrit, linjitit apo prej torfe, karbon i konvertuar“. Ky produkt ka filluar të importohet në 2017-n, me 170 milionë lekë, duke kërcyer në 2018-n në gati 1.4 miliardë lekë./ Monitor



/a.meta

Next Post
Tiranë/Lëkundje tërmeti, epiqendra afër kryeqytetit

Tërmeti shkund Greqinë, epiqendra në Prevezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In