• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bulqizë, në galeritë ‘e vdekjes’ ku gazetari bëhet dëshmitar i nëntokës!

by Java News
20/11/2017 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ora shënonte 6:30 am, kur unë isha ulur me mikun tim në një lokal në Buqize. Ai ishte punëtor në njërën nga galeritë e “Zonës D”, zonë kjo që në bazë të atyre që kisha dëgjuar ishte në shumicën e rasteve zona që ndante jetën dhe vdekjen.

Gjatë bisedës me mikun tim, dhe gjatë historive rrëqethëse që më tregonte, disa herë mendoja nëse duhet të merrja rrezikun dhe të futesha ta shikoja vete, ku vdisnin te rinjtë si unë, që një ditë më pas harroheshin nga media. Ne Bulqizë shkova për të bërë një shkrim në familjen e Eduartit, por familja nuk pranoi të flasë. Ndaj, meqë nuk pashe dot ku jetonte, vajta te shoh ku vdiq.

as-5-620x381

Shoku më vuri në dijeni se nuk mund të merrja as telefonin e as aparatin me vete, pasi do me kontrollonin e do ma merrnin.  Ndalohej te publikohej ajo që ndodhte brenda galerisë në të cilën do të hynim ne, dhe që ishte në pronësi të disa personave nga Bulqiza.

Me mikun tim, iu drejtuam furgonit të transportit të punëtorëve, për tu nisur në një rrugë të pashtruar, që më shumë më ngjante si e improvizuar, që ishte krijuar enkas për të shkuar drejt vdekjes, e për t’i shkundur mirë zorrët me gropat dhe infrastrukturën inekzistente.

45 minutat e ngjitjes drejt minierës ishin 45 minutat e heshtjes, që të ngjanin si rruga drejt një funerali, heshtja kishte disa arsye, disa ishin të lodhur, disa më të rinj në moshë ishin të përgjumur e disa të tjerë shikonin rrugën pas, duke shpresuar që në darkë do ta bënin përsëri.


Pas asaj rrugë rraskapitëse, mbërrijmë tek “dhomat e zhveshjes” dhjetëra punëtore hiqnin rrobat e tyre, dhe vishnin rrobat e punës, rroba këto të lagura qull, ngaqë akoma nuk ishin tharë nga e djeshmja. Trupi iu thithte lagështinë e rrobave, truri, britmat e përgjegjësit, që ju kujtonte të nxitonin sepse kishin normën për të bërë.

Gjithҫka gati, koha që të nisim udhëtimin për në nëntokë, sapo hedh hapin brenda një tuneli të errët që duket sikur nuk ka fund, këmbët të ngrijnë së ftohti nga temperaturat e akullta dhe acari që vjen nga fundi i galerisë.
Punëtorët e pajisur vetëm me kasketë mbrojtëse në kokë ecin të heshtur, unë pas tyre, i frikësuar. Udhëtimi në këmbë nuk kishte fund. Kur arritëm në fund e pyeta mikun tim me gjysmë zëri “sa kemi ecur”, “5 km” mu përgjigj ai.
Pasi udhëtimi në rruge te drejte kishte përfunduar, ne u kthyem djathtas rreth 1 Km, dhe rruga prej 1 Km ishte me baltë që të nxirrte djersët , sepse këmba futej thellë në baltë, dhe tërheqja sipër ishte mjaft e vështirë, ngaqë balta ishte shumë e rëndë.


Pas disa minutash, miku im më thotë, më rri pas dhe afër, në momentin që ai po thoshte këto fjalë, shikova tek ngjitej në një tub metalik duke u zvarritur, dhe më thotë “Eja sipër”, unë shtanga dhe thashë “ më mirë po ngjitem me shkallë” ai me një buzëqeshje të lehtë më tha “mos do edhe ashensor zotëria jote”.
Aty u dorëzova që nuk kisha zgjidhje tjetër, përveҫse të sforcohem dhe të ngjitem rreth 70 metra, dhe gjatë ngjitjes më vinte në mendje vetëm Tarzani dhe stilet e tij zvarritëse, nëpër pemët e larta.
Ecëm drejtë, pastaj përsëri u ngjitëm sipër, pastaj drejtë dhe pastaj në disa shkallë të drurit që nga momenti në moment priteshin të thyheshin….

Kur u ulëm për të ngrënë bukë, shtruam “tavolinën” nxorëm bukën nga ҫanta dhe nën pikat e ftohta të ujit që pikte nga galeria filluam duke ngrënë, shoku im kishte marrë me vete, patate të skuqura, një copë djathë, qumësht dhe pak mish pule, që u detyrua ta ndante me mua.
U ngritëm dhe miku im së bashku me minatorët e tjerë mbanin diçka në dorë, që mesa kuptova quhej “Martel”, me këtë mjet ata po bënin disa vrima në galeri që mund të ishin deri në 2 metra, pastaj nxorën dhe mbushën këto vrima me dinamit, për të lënë fitilin që pastaj ta ndiznin.


Pas kësaj u fshehëm në një cep të galerisë dhe njëri nga ata ndezi fitilin. Ishte ndoshta momenti ku mua rrahjet e zemrës për pak sa nuk më ndaluan, ula kokën dhe mbylla veshët dhe prita që i gjithë mali të na binte mbi kokë. Mendova prindërit e mij ato ҫaste. As e dinin ku isha.
Dukej se fati ishte me ne, mali nuk na ra mbi kokë, dolëm nga vendi ku i fshehëm, u ngritëm dhe puna për ata sapo kishte filluar.
Minatorët mbushnin karroca me krom për t’i shkarkuar tek vrima që ne u ngjitëm ne tub. Ne ndodheshim në “nënkatin e 8-të”, kjo procedurë ngarkim-shkarkim karrocash vijonte për 8 nënkate për të përfunduar tek vagoni që mbushej me 2.5 ton krom e për tu shtyrë nga minatorët për plot 5 kilometra.
Përsëri vijonte i njëjti proces pune, nën frikën e shembjes së momentit të galerisë, derisa të plotësonin normën e 10 vagonave me 2.5 ton krom, pra 25 ton, që do të shitej nga pronarët që mesa mësova, nuk kishin hyrë ndonjëherë në atë galeri të vdekjes.
Ora shënonte 13:00 dhe po bëheshim gati të niseshim për jashtë galerisë, aty ku pasi dolëm, na pritën buzëqeshjet e minatorëve të tjerë. Ishte si të të buzëqeshte jeta vetë.
Ishin buzëqeshje 20-vjeçarësh që fati iu a kishte shkruar të jetojnë edhe një ditë më shumë.
Në orën 15:00 u mblodhëm të gjithë dhe hipëm në po të njëjtin furgon, ku tanimë nuk kishte heshtje, por lodhje e gëzim, qe po ktheheshin gjalle në shtëpi.

Nga Isa Myzyraj- Dritare.net

Next Post
Meta me Talat Xhaferrin: Kam besim se ligji i gjuhës shqipe do miratohet

Meta me Talat Xhaferrin: Kam besim se ligji i gjuhës shqipe do miratohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In