• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bullizëm me celular, alarmi: Mbi 13 për qind e fëmijëve të prekur

by Java News
03/11/2016 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bullizmi është një ndër problemet më të mëdha në shkolla, i cili mund të shkatërrojë jetën e fëmijës, duke e nxitur deri në vetëvrasje – shpjegojnë psikologët, – ose e kundërta, viktima të shndërrohet në bullist. Bullizmi haset në forma të  ndryshme, si brenda në klasë ashtu dhe jashtë saj, sidomos gjatë pushimeve ndërmjet orëve.

“Isha prapa shkollës duke luajtur me një djalë tjetër futboll dhe erdhi njëri me synimin për të më ngacmuar. Gjoja sikur unë isha zënë me një djalë tjetër, ndaj erdhi të më godiste. Nuk pashë asnjë mësues rreth e rrotull dhe nuk i thashë njeriu, sepse klasat e mëdha kështu janë. Na ngacmojnë shpesh, sidomos kur të gjejnë vetëm, sepse ata janë në grup”, thotë një nxënës.

Përveç talljes në grup, bullizmi shfaqet në format e agresivitetit fizik, ku më i dobëti është gjithmonë i pafuqishëm ndaj më të fortit, e kjo i bën fëmijët që të mos i tregojnë këto raste dhune te prindi apo mësuesit.

“Na marrin mjetet, bëjnë sikur janë më të fortë. I kapin të tjerët i shtrijnë përtokë. Edhe te dhomat e zhveshjes na ngacmojnë, na shajnë me fjalë të pista. Ose na prekin nga pas”, rrëfen një tjetër nxënës.

Këto janë format më të njohura të bullizmit, ndërkohë që kohët e fundit po vihet re bullizmi nëpërmjet internetit, shantazhet nëpërmjet fotove, apo shprehjet kërcënuese ndërmjet njëri-tjetrit, të stimuluara këto edhe nga pajisja e çdo nxënësi me celular.

Ndërkohë që psikologët shkojnë më tej me forma të bullizmit.

“Kemi bullizmin përmes presionit ekonomik, pra ka fëmijë më të rritur që me nisma personale ose të nxitur nga më të rritur, kërkojë parà apo monedha nga fëmijë më të vegjël, të cilët nuk janë në gjendje të vetëmbrohen. Shpesh kemi pasur raportime edhe të fëmijëve që thonë se u kërkojnë edhe lekët e ushqimit”, thotë Orsiola Miha, psikologe.

Psikologët thonë se prindi ka rolin kryesor në luftën kundër këtij fenomeni, në edukimin por dhe në leximin e shqetësimeve që manifeston fëmija në shtëpi. Por në një shoqëri, ku prindërit janë të detyruar të punojnë me orare të zgjatura, të dypunësuar apo kur mjaftohen nën kujdesin e dados, lufta ndaj bullizmit mbetet një sfidë e vështirë. Sipas statistikave, 13% e 11-vjeçarëve janë viktima të bullizmit; 12% e 13-vjeçarëve dhe 9% e 15-vjeçarëve janë viktima të bullizmit të paktën dy herë në muaj.

Next Post
LAJMI I FUNDIT/ PD përjashton nga grupi parlamentar deputetin, Mhill Fufi

LAJMI I FUNDIT/ PD përjashton nga grupi parlamentar deputetin, Mhill Fufi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In