• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bullgaria zbraz fshatrat, shqiptarët bëhen me pasaporta bullgare për të emigruar në Europë

by Java News
17/07/2017 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Trebishti në verilindje të Shqipërisë duket si një fshat fantazmë, i zbrazur nga banorët e saj me nxitim për të marrë pasaportat bullgare që hapin derën për në Bashkimin Evropian.

Arman Kadriu ka emër shqiptar, por 12-vjecari e konsideron veten bullgar. “S’dua të rri të ruaj lopët këtu. Dua të luaj futboll”, thotë ai teksa luan në një rrugë të prishur në një fshat të Gollobërdës.

“Por ama, në Agli me pasaportë bullgare, kjo dëshirë bëhet realitet”, thotë Arman. Bullgaria dhe Shqipëria nuk ndajnë një kufi. Dhe Shqipëria, vend jo anëtar në BE, nuk i përfshin bullgarët midis bashkësive etnike të njohura.

Agjencia shtetërore “Bullgarët jashtë vendit” e cila ndihmon banorët e kësaj ane të pajisen me pasaporta bullgare thekson se, këta banorë janë bullgarë dhe se janë vendosur në Shqipëri në shekullin V. Organizatat bullgare në Shqipëri thonë se ka rreth 100 mijë bullgarë. Parlamenti Evropian i bëri kërkesë Tiranës t’i njohë ligjërisht në praktikë të drejtat e personave me origjinë bullgare nga Prespa, Gollobërda dhe Gora.

“Këtu na u rritën shpresat. Për çdo ditë 7 apo 8 persona vijnë dhe interesohen për pasaportat bullgare” thotë Haxhi Pirushi, drejtor i shoqatës “Prosperitet Golloborda”.

Një dëshmi për origjinën gollobordase, bashkë me kartën e anëtarësisë së shoqatës u kushton atyre 150 euro. Tahir Mucina nga Trebishta, një fshat i cili dikur kishte 6 mijë banorë  ka treguar se më shumë se gjysma e banorëve kanë ikur në perëndim me një pasaportë bullgare.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe banorët e rajonit të Prespës, të cilët masivisht janë duke u pajisur me pasaporta bullgare, njofton AFP. Bullgaria është vendi me nivelin më të ulët të jetesës brenda Bashkimit Europian, e megjithatë ky vend është kthyer në shpresë për qindra banorë të zonës së Gorës në verilindje të Shqipërisë.

Nëntë fshatrat e kësaj zone popullohen nga banorë që kanë trashëguar gjuhën sllave të ngjashme me atë maqedonase, e që mendohet se ndodhen aty që mes shekujve XI dhe XIII, kohë kur Bullgaria u përfshi nga lëvizja bogomile-që banorët e shqipërojnë “të dashurit e Zotit”.

Përgjatë dy dekadave të tranzicionit, ky komunitet është tunduar shpesh nga ofertat për nënshtetësi ballkanase. Në vitet ‘90 erdhën serbët që u munduan ta përgatisin Gorën si minoritet të tyren në Shqipëri. Më pas, edhe maqedonasit synuan një gjë të ngjashme, shkruan AFP.

Të tretët ishin bullgarët, të cilët ndryshe nga dy pretendentët e parë ia dolën të shkaktonin valën më të madhe të emigrimit dhe zbrazjen e zonës nga banorët e saj. Në fillim të vitit 2015, fshatrat e Shishtavecit dhe Zapodit u vendosën në fokusin e medias për të ilustruar fluksin e lartë të largimeve nga Shqipëria dhe kërkesave për azil në vendet e BE-së.

Në të vërtetë, banorët e këtyre fshatrave përdorën pasaportat e reja bullgare për të nisur një jetë të re në Perëndim, shumë herë më të favorizuar se mijëra shqiptarë që përfunduan në kampet e refugjatëve. /ma.me

Next Post
Mafia kalabreze, një prej organizatave më të rrezikshme të botës?!

Mafia kalabreze, një prej organizatave më të rrezikshme të botës?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Aksidenti në Durrës/ Presidenti Begaj: Ngushëllime familjarëve, institucionet të marrin masa!

May 3, 2026
Turqi/ Përmbyset autobusi, humbin jetën katër persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Turqi/ Përmbyset autobusi, humbin jetën katër persona, plagosen dhjetëra të tjerë

May 3, 2026
Macron: Fola me kryeministrin e ri të Irakut, roli i tij është thelbësor për rajonin

Macron: Fola me kryeministrin e ri të Irakut, roli i tij është thelbësor për rajonin

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In