• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bullgaria ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

by Java News
20/02/2019 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti i Republikës së Bullgarisë e ratifikoi sot Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Për ratifikimin votuan 140 deputetë, ndërsa kundër dhe të përmbajtur nuk pati.

Në seancën plenare në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, fjalim pati edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, e cila tha se momenti i bashkimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është historik për Aleancën.

“Bullgaria është mbështetëse e përhershme për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO. Bullgaria e pranoi angazhimin të punojë në përforcimin e procesit për integrimin euroatlantik të vendit si edhe për reforma të brendshme dhe për stabilizimin e rajonit”, tha Zaharieva.

Ajo theksoi se politika e zgjerimit të NATO-s vlerësohet si një prej instrumenteve më të suksesshme për prosperitet.

“Të nisur prej kësaj bindje disa qeveri bullgare sollën vendime për dakordimin e memorandumeve me Republikën e atëhershme të Maqedonisë. Rruga për bashkimin drejt NATO-s ishte e lehtë për fqinjët tanë, ushtrimet e përbashkëta të armatave tona do të kontribuojnë për zhvillimin e aftësive tona”, theksoi Zaharieva.

Bullgaria, shtoi ajo, do të vazhdojë ta ndihmojë procesin e reformave të brendshme në Maqedoninë e Veriut të cilat janë të domosdoshme për marrjen e anëtarësimit.

“Anëtarësimi në NATO shënon një etapë të re në marrëdhëniet midis dy shteteve. Me rëndësi të shkallës së parë është të vazhdojë puna e përmirësimit të ndërtimit infrastrukturor të rrugëve dhe rrugëve magjistrale. Kështu do të hapen mundësi për investitorë të ardhshëm që do të ndihmojë për zhvillimin e ekonomive tona”, tha shefja e diplomacisë bullgare e cila e përshëndeti praninë e ratifikimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Xhaferi.

Në seancë nuk morën pjesë deputetët e partisë socialiste bullgare në opozitë. Ata për disa ditë janë duke e bojkotuar Parlamentin për shkak të ndryshimeve  të Kodit zgjedhor.

Ndryshe, Xhaferi i cili po qëndron në vizitë zyrtare të Bullgarisë para seancës plenare mbajti takim me homologen e tij bullgare Cveta Karajançeva, e cila ka theksuar se Bullgarida do të vazhdojë me angazhimet e Maqedonisë së Veriut për integrimet evropiane dhe euroatlantike.

“Ju përgëzoj për përfundimin e suksesshëm të ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës dhe për nënshkrimin e Protokollit për inkuadrim drejt NATO-s”, tha Karajançeva.

Xhaferi nga ana e tij ka shprehur falënderim për angazhimet dhe mbështetjen të cilën Sofja na e jep për integrimet evropiane dhe euroatlantike.

“Dialogu dhe bashkëpunimi mund të na çojnë përpara”, ka thënë Xhaferi.

Protokollin për anëtarësim në NATO e para e ratifikoi Greqia ndërsa deri më tani e kanë ratifikuar edhe Sllovenia dhe Shqipëria. /MIA//a.meta

Next Post
Përplasi me makinë këmbësorin, pranga shoferit

Panik në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një banesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In