• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bullgaria: Nuk ndryshojmë qëndrim për Maqedoninë. Mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE

by Java News
08/12/2021 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bullgaria nuk do të heqë veton për fillimin e negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, por nga ana tjetër është e gatshme të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit, njoftoi sot qeveria tranzitore bullgare, raportoi BGNES.

Ky qëndrim u miratua sot nga kabineti qeveritar i kryeministrit të përkohshëm Stefan Janev para pjesëmarrjes në Këshillin Evropian më 14 dhjetor. Bullgaria do të përfaqësohet nga Presidenti Rumen Radev, nëse deri atëherë nuk zgjidhet një qeveri e rregullt në parlamentin e 47-të, përcjell INA.

“Bullgaria do t’i përmbahet Deklaratës së Asamblesë Kombëtare të datës 10 tetor 2019 në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Stabilizim-Asociimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe qëndrimin kornizë për perspektivën evropiane.

Për Bullgarinë, parimi themelor i meritave të secilit kandidat mbetet vendimtar. Bullgaria beson se Shqipëria është e gatshme për progres në rrugën drejt BE-së dhe është e gatshme të mbështesë miratimin e Kuadrit Negociator për vendin dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, tha Këshilli i Ministrave.

Sipas njoftimeve, këtë qëndrim Bullgaria do ta mbrojë në mbledhjen e Këshillit për Punë të Përgjithshme që do të mbahet më 14 dhjetor në Bruksel.

g.kosovari

Next Post
Gjermania hyn për herë të dytë në ”Lock-Down”/ Rekord viktimash dhe infektimesh në 24 orët e fundit

Gjermania regjistron shifrën më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID/ Mbi 69 mijë të infektuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com