• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bullgaria ndalon përdorimin e ferexhesë për myslimanet

by Aalison Pearse Stevens
01/10/2016 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përdorimi i ferexheve, ose veshjeve me të cilat mbulohet fytyra do të gjobitet në Bullgari sipas një ligji të miratuar nga deputetët të premten.

Deputetët bullgarë ndaluan të premten veshjet me të cilat mbulohet fytyra-sipas një projektligji të propozuar gjatë këtij viti nga koalicioni nacionalist Fronti patriotik.

Ndalimi i të ashtuquajturave “burka”-veshje islame e femrave me të cilat janë të zbuluar vetëm sytë kaloi në lexim të dytë me mbështetje të madhe.

Për shkak të tensioneve etnike rreth kësaj çështjeje, deputetët nga Lëvizja etnike Turke për të Drejta dhe Liri, MRF, lëshuan seancën plenare, duke e quajtur ligjin “antidemokratik” dhe “islamofobik”. Ata donin që votimi për këtë projektligj të largohej nga rendi i ditës në parlament.

Sipas ligjit të ri përdorimi i veshjeve apo maskave që mbulojnë fytyrën do të gjobitet me 200 levë bullgarë (100 euro) herën e parë, ndërsa dënimi do të shkojë deri 1500 levë (750 euro) për çdo shkelje të dytë.

Shkelësit e këtij ligji që janë nëpunës publik do të gjobiten 500 levë ose 250 euro për shkeljen e parë dhe 2000 levë, ose 1000 mijë euro për shkelje të mëvonshme.

Ndalimi vlen për qytetarët bullgarë dhe banorët e përkohshëm dhe migrantët nga vendet tjera në këtë shtet. Ata gjithashtu nuk do të lejohen të veshin rroba që mbulojnë pjesërisht ose totalisht fytyrën në territorin e këtij shteti.

Ndalimi do të zbatohet në të gjitha hapësirat publike, duke përfshirë edhe parqe, kopshte, shkolla, si dhe në transportin publik dhe privat.

Ndalimi do të zbatohet në të gjitha hapësirat publike, duke përfshirë edhe parqe, kopshte, shkolla, si dhe në transportin publik e privat.

Përjashtime mund të bëhen vetëm për arsye mjekësore apo profesionale, si dhe gjatë ngjarjeve sportive dhe kulturore.

Qytetarët do të lejohen të mbulojnë fytyrat e tyre vetëm në shtëpitë e tyre ose në vende të faljes e adhurimit. Policia dhe autoritetet komunale do të jenë përgjegjës për zbatimin e ndalimit.

Ceyhan Ibryamov nga Lëvizja Turke për të Drejta dhe Liri (MRF) u tha deputetëve para se partia e tij ta lëshojë mbledhjen që ndalimi do të jetë kundërproduktiv. “Ky ligj cenon sigurinë. Jep bazë për kërkim hakmarrjeje forcave radikale dhe morbide që të kërkojnë udhëzime dhe hakmarrje,” tha ai.

Ai shtoi se ndalimi ka kaluar nën presionin e ultranacionalistëve si pjesë e manovrave të bisedimeve parazgjedhore.

Por deputetët nga GERB, partia kryesore në qeveri  e Kryeministri Bojko Borisov mbështetën propozimin.

“Ne kemi bërë një ligj shumë të mirë për sigurinë e fëmijëve tanë,” tha Krasimir Velçev nga GERB pasi u miratua ligji. Ndalimi mbarëkombëtar vijon serinë e ndalesave të miratuara në nivel lokal në Bullgari.

Në qytetin jugor të Pazardjikut, ku ideologjia salafiste ka fituar influencë të konsiderueshme mbi komunitetin mysliman lokal, u bë ndalimi i parë i burkave në prill. Disa qytete dhe vendbanime tjera ndoqën pastaj shembullin e Pazardikut duke ndaluar mbulimin.

Debati për burkan, nikabin dhe llojet tjera të mbulimit të fytyrës mori hov në Bullgari kur prokurori i përgjithshëm i këtij shteti Sotir Tsatsarov tha më 1 prill se e mbështet ndalimin e këtyre veshjeve.

“Liritë fetare nuk duhet të shkelen, por ne nuk duhet të lejojnë motive fetare që do të përdoren për propagandë të paligjshme, qëllime politike dhe radikalizëm,” tha Tsatsarov në Pazardjik.

Sulmet terroriste të intensifikuara në Evropë në vitin 2015 dhe 2016, si dhe kriza e vazhdueshme e refugjatëve në Evropë, kanë çuar në një rritje të retorikës anti-myslimane në Bullgari, citohet “Kallxo.com”. (b.an)

 

 

 

Next Post

Lushnje/ Mjeti del nga rruga, humb jetën drejtuesi 23-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Edhe nëse arrihet marrëveshja, Hormuzi nuk do të hapet menjëherë (Ja pse)

August 6, 2026
Ministria e Mbrojtjes: E vërteta e blerjes së tre avionëve për zjarret dhe kompanisë që e fitoi tenderin

Ministria e Mbrojtjes: E vërteta e blerjes së tre avionëve për zjarret dhe kompanisë që e fitoi tenderin

August 6, 2026
Zjarr masiv tek tregu ushqimor në Elbasan, tymi i zi mbulon zonën, 3 zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr masiv tek tregu ushqimor në Elbasan, tymi i zi mbulon zonën, 3 zjarrfikëse në vendngjarje

August 6, 2026
Kurti kërkon konsensus për Presidentin, ftesë publike për Hamzën dhe Gjinin: Jam i interesuar për bisedime

Kurti kërkon konsensus për Presidentin, ftesë publike për Hamzën dhe Gjinin: Jam i interesuar për bisedime

August 6, 2026
Alarm në Greqi, virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

Alarm në Greqi, virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

August 6, 2026
I dënuar me 11 vjet burg, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë 40-vjeçari

I dënuar me 11 vjet burg, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë 40-vjeçari

August 6, 2026
Deputeti i PD, Luçiano Boçi: 3 opsionet kemi në tryezë për Kuvendin

Reforma Territoriale, Boçi: PD kërkon dakordësi, të ndërhyjë edhe faktori ndërkombëtar

August 6, 2026
Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’ e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’ e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

August 6, 2026
Zjarret në Mallakastër, vihet nën kontroll vatra pranë Cfirit, flakët avancojnë drejt Ngraçanit

Zjarret në Mallakastër, vihet nën kontroll vatra pranë Cfirit, flakët avancojnë drejt Ngraçanit

August 6, 2026
Gjyqi për pengim të drejtësisë, Haga cakton shtatorin për deklaratat përmbyllëse për Thaçin

Gjyqi për pengim të drejtësisë, Haga cakton shtatorin për deklaratat përmbyllëse për Thaçin

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com