• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bullgaria do të heqë veton për Maqedoninë e Veriut? Kryeministri Petkov: Kjo zgjidhet nga dy qeveritë

by Java News
03/01/2022 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i ri bullgar, Kiril Petkov, ka dhënë sinjale pozitive lidhur me zgjidhjen e ngërçit me Maqedoninë e Veriut sa i përket vetos së Bullgarisë. Petkov u shpreh se mosmarrëveshjet mes dy vendeve zgjidhen vetëm pasi palët të ulen për të dialoguar.

Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov, ka dhënë një intervistë për një televizion bullgar ku ka folur për veton ndaj Maqedonisë së Veriut për çështjen e historisë dhe identitetit.

Petkov u shpreh se të dyja qeveritë duhet të ulen për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Petkov: Heqja e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut është funksion i punës që duhet ta bëjnë qeveritë e dy vendeve dhe të arrihet progres në të gjitha pikat e rëndësishme.

Kryeministri bullgar shpreson se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut duhet të jenë në rend të parë.

Petkov: Marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore duhet të jenë në radhë të parë, por kjo, kërkon shumë punë nga të dyja palët. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë bashkërisht

Petkov u pyet edhe për ndikimin rus në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes filmit ‘Një fe, një gjuhë’.

Petkov: Tezat e paraqitura në filmin rus janë kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sofja është shprehur kundër filmit dhe se përveçse nuk e miraton e kritikon atë fuqishëm. Bullgaria nuk mund të qëndrojë indiferente kur dikush dëshiron të rrezikojë historinë bullgare.

Filmi rus i cili u shfaq në Maqedoninë e Veriut si premierë solli edhe polemikat mes Rusisë dhe Bullgarisë.

Në film cilësohej se alfabeti sllav është maqedonas dhe se shenjtorët Kirill dhe Metodi e studentët e tyre nuk kishin asnjë lidhje me Bullgarinë.

Next Post
FOTO/ Njihuni me binjakët e “pazakontë”, kanë lindur në ditë, muaj dhe vite të ndryshme

FOTO/ Njihuni me binjakët e “pazakontë”, kanë lindur në ditë, muaj dhe vite të ndryshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com