• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bullgaria arreston rrjetin më të madh të spiunëve rusë

by Ardit Rada
21/03/2021 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare e Bullgarisë (SANS) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë kryer operacionin në shkallën më të gjerë për arrestimin e spiunëve rusë në Bullgari, që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Mediat bullgare kanë raportuar se dy nga gjashtë të arrestuarit janë Ivan Iliev dhe Lyubomir Medarov.
Iliev, sipas të dhënave bullgare, ishte drejtuesi i grupit kriminal dhe ish-oficer i Inteligjencës Ushtarake. Ai u diplomua në shkollën e inteligjencës në Moskë, në GRU.

Zyra e prokurorit bullgar njoftoi se grupi i spiunazhit përfshinë gjithashtu një drejtor të një regjistri për informacionin e klasifikuar në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë. Sipas shtypit bullgar, një pozitë të tillë e mban një person i quajtur Lyubomir Medarov.

Një analist i njohur i sigurisë në Kosovë ka thënë për RTK-në se, aksioni i arrestimit të spiunëve rusë është për t’u përshëndetur.

“Siç jemi mësuar, kjo tashmë është bërë dukuri dhe unë besoj së iu shërben popujve të cilët i arrestojnë spiunët armiqësorë”, do të shprehe ai.
Ai më tej ka shtuar se, Bullgaria është vend anëtare e NATO-s dhe për Rusinë përbën një interes të veçantë.

“Shërbimet e sigurisë së Bullgarisë janë treguar shumë profesionale dhe kanë kryer detyrën e tyre. Bullgaria është anëtare e NATO-s, dhe kjo nuk është asgjë për t’u habitur. Viteve të fundit, kjo është dukuri e zakonshme. Askush në rajon nuk po i do rusët apo spiunët e tyre, sepse ata ndjellin vetëm keq dhe natyrshëm e kërcënojnë NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Bullgarët, si shumica e sllavëve nuk i urrejnë rusët e as Rusinë, por arrestimi i spiunëve rusë tregon për vendosmërinë që po tregon ky shtet në raport me influencën malinje ruse”, ka përfunduar analisti në prononcimin për RTK.

Vlen të theksohet se më pak se dy vite më parë, edhe në Serbi, e cila njihet si aleate kulturore e Rusisë, ishte publikuar një video, ku një zyrtar i ambasadës ruse në Beograd po merrte informacione nga një serb që vinte nga radhët e ushtrisë. Georgy Kleban, nga ambasada ruse, ishte pjesë e shërbimit të inteligjencës ruse – GRU. Kjo ngjarje pati pezmatuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili publikisht kishte pyetur “Pse e tërë kjo? Nga një vend mik si Rusia, një gjë e tillë ka qenë pa sens”.

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 1685 të vaksinuar, 659 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid

Shqipëria në 24 orët e fundit: 1685 të vaksinuar, 659 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In