• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bulku emocionon para Eurovisionit: Jam nëna e gjithë shqiptarëve në këtë skenë

by E B
16/05/2026 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak orë përpara Finales së Madhe të Eurovision 2026, aktorja e njohur Rajmonda Bulku ka ndarë emocionet e saj në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar. E pranishme në rolin e nënës shqiptare në performancën e këngës “ Nân”, përkrah Alis Kallaçit, Bulku u shpreh se ndihet e nderuar të jetë pjesë e kësaj skene.

Aktorja shtoi se ky rol është një përjetim unik, i ndryshëm nga filmi apo teatri, dhe se e sheh si një mrekulli që i është dhënë mundësia të përfaqësojë nënën shqiptare në një skenë kaq të madhe.

“Provat janë të shumta, ndonjëherë të lodhshme, por harrohen në momentin që je në skenë. Sot është një ditë që ndjehemi të gjithë të çlodhur, mbas një dyjavëshi shumë të lodhshëm, çuditërisht, kjo ka të bëjë me emocionin e bukur që të jep skena. Unë do e përjetoj shumë bukur sepse është një skenë që filmi apo teatri nuk të ofron dot dhe është si ajo që kurrë mos thuaj kurrë, më ndodhi kjo mrekulli. Falënderoj si Alisin edhe televizionin që më bënë pjesë, Televizionin Shqiptar dhe që më mbushën dhe mendjen Eni dhe Ervjola dhe këtu jam për të bërë më të mirën time. Jam në skenë për të qenë nëna e atij zëri të bukur dhe për të qenë nëna e të gjithë shqiptarëve, e njësuar me të gjitha gratë, me gjithë nënat shqiptare që nuk i kemi fëmijët afër, mund t’i kemi shumë mirë aty ku janë dhe të kenë jetë aty ku janë, por derisa i ke larg, shpirti të pikon lot çdo ditë”, u shpreh Bulku.

Ajo i ftoi të gjithë shqiptarët të ndjekin performancën dhe të votojnë Alis me kodin 05.

“Uroj që ta ndiqni, ta ndiqni, të merrni emocion edhe t’ju mbushen sytë me lot është e bukur, dhe të votojmë Alisin numrin pesë”, tha aktorja e njohur.

Finalja e Eurovision 2026 pritet të sjellë emocione të forta, ndërsa Shqipëria garon me këngën “Nân”, e cila ka tërhequr vëmendjen për mesazhin e saj të fuqishëm dhe interpretimin artistik. Për publikun shqiptar, nata finale e Eurovsion do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTSH1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana.

Next Post
Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran?

Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In