• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bulevardi i Ri, Veliaj: Po pengohet nga fëmijë teveqelë e të llastuar politikanësh. Në 5 maj dita pa makina

by Java News
17/04/2019 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi edhe përpjekjet e opozitës për të bllokuar ndërtimin e Bulevardit të Ri, që do të jetë boshti i asaj që nesër do të quhet Tirana e së ardhmes.  Duke folur në konferencën “Smart City Solution, Veliaj deklaroi se politikanët e llastuar dhe të fortët e politikës shqiptarë nuk mund të bllokojnë ndryshimin.

“Ju e dini fare mirë, ky është një qytet që ka vështirësitë e veta. Teksa flasim, po ecim me punimet per tek piazza e fundit e Bulevardit të Ri, por ka ende fëmijë teveqelë e te llastuar politikanesh dhe të fortësh të politikës shqiptare, që i bëjnë rezistencë ndryshimit, por ndryshimi do vijë. Edhe i paevitueshëm. Në mos do e sjellim ne, do e sjellë dikush që vjen pas nesh. Po më mirë ta sjellim ne që e kemi në dorë, sesa t’ia lëmë gjithmonë si gjobë një gjenerate tjetër”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se kryeqyteti është i destinuar që të rritet. gjatë fjalës së tij Veliaj deklaroi se ndotësit kryesorë të ajrit të Tiranës janë makinat.

Duke iu referuar pikërisht mundësisë që ofron tashmë aplikacioni “Tirana Ime”, mbi matjen e nivelit të ndotjes së ajrit në Tiranë, (aktualisht përditësimi funksionon vetëm për Android dhe së shpejti do jetë edhe për sistemin iOS) ai bëri publike disa të dhëna, ku rezulton se në vendet me qarkullim më të madh dhe në pikun e trafikut të automjeteve, niveli i ndotjes së ajrit nga grimcat e dëmshme që lëshojnë ato, është më i lartë se zakonisht.

Veliaj tha se nga matjet që janë bërë nëpërmjet matësve të rinj të ndotjes në orët e para të ditës, ka rezultuar një nivel më i ulët grimcash të dëmshme se sa në momentin kur ka një qarkullim të shtuar të automjeteve.

“Kemi katër aparatura të vendosura në shtyllat kryesore të katër shesheve dhe kryqëzimeve kryesore në Tiranë, të cilat na ndihmojnë në vendimmarrje. Mënyra se si vendosëm se kur do të jetë dita e ardhshme pa makina në Tiranë është pikërisht përmes të dhënave të aplikacionit: Nëse shikojmë të dhënat për sheshin “Skënderbej”, monoksidi i karbonit është shumë i ulët, po ashtu edhe dioksidi i squfurit; ky është një lajm i mirë. Kurse, dioksidi i azotit është në nivel mesatar krahasuar me Bashkimin Europian, që do të thotë sërish një lajm i mirë. Po ashtu edhe ozoni është në nivel të ulët. Ama, grimcat PM 2.5 dhe PM10, të cilat emetohen nga makinat që përdorim çdo ditë, janë në nivele të mesme. Nëse matjet i bëjmë në orën 8 të mëngjesit kur dalim nga shtëpitë dhe në 5 pasdite, kur kthehemi në shtëpi, këto shifra, sidomos dy të fundit, që janë grimcat që dalin nga marmita e makinës, janë më të larta”, tha Veliaj.

Prandaj, nisur nga këto të dhëna që ofron tashmë edhe aplikacioni “Tirana Ime”, kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës do të ndjekë ato politika mjedisore që nxisin sa më pak lëvizje me makina. Kjo është arsyeja pse në Tiranë do të shtohen edhe ditët pa makina, duke filluar nga 5 Maji.

g.kosovari

Next Post
Rinas, problem edhe vjedhja e valixheve të udhëtarëve?

Rinas, problem edhe vjedhja e valixheve të udhëtarëve?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e turistit, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, plazhet janë pushtuar nga të fortët

Vrasja e turistit, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, plazhet janë pushtuar nga të fortët

August 19, 2026
Britanikët ndryshojnë qëndrim! Rritet kërkesa për konfrontim me Francën, sondazhi zbulon ndarjen e fortë politike

Britanikët ndryshojnë qëndrim! Rritet kërkesa për konfrontim me Francën, sondazhi zbulon ndarjen e fortë politike

August 19, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

Presion i fortë ndaj Infantinos! Izraeli i bashkohet vendeve që i “kthejnë shpinën” kreut të FIFA-s

August 19, 2026
“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

August 19, 2026
Rusia dhe Kina mund të hapin dy fronte njëherësh, zbulohet skenari që do të vinte në provë SHBA-në dhe Perëndimin

Rusia dhe Kina mund të hapin dy fronte njëherësh, zbulohet skenari që do të vinte në provë SHBA-në dhe Perëndimin

August 19, 2026
Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

August 19, 2026
Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

August 19, 2026
Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

August 19, 2026
Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

August 19, 2026
Hormuzi në pikën e përplasjes, SHBA i merr terren Iranit, mbi 80% e anijeve po përdorin korridorin e Omanit

Hormuzi në pikën e përplasjes, SHBA i merr terren Iranit, mbi 80% e anijeve po përdorin korridorin e Omanit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com