Pas protestës së zhvilluar sërish sot, banorët që preken nga projekti i Bulevardit të ri të Tiranës i janë drejtuar ambasadës amerikane në Tiranë.
Një përfaqësi e tyre ka dorëzuar pranë selisë diplomatike kërkesat e familjeve që pritet t’u shemben banesat për zbatimin e projektit.
“Ato që nuk na i zgjidh Veliaj, shpresojmë të na i zgjidhë ambasada amerikane”, thanë për mediat qytetarët.
Më herët ata zhvilluan një protestë ku kërkuan nga bashkia t’u mundësojë strehimin pas prishjes së banesave. Qytetarët propozuan ngritjen e një pallati për banorët që preken, kërkesë e cila sipas tyre u kunndërshtua nga bashkia.