• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bukuroshja islandeze rrëfen natën pasionante me 2 “yjet” e Anglisë: Bëmë s*ks në hotel, por nuk e dinim që…

by Ardit Rada
12/09/2020 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Islandezja Lara Clausen ka rrëfyer çfarë ndodhi gjatë natës së saj famëkeqe me futbollistin e turpëruar publikisht të Anglisë, Phil Foden. 19-vjeçarja dhe kushërira e saj modele u takuan me debutuesit e “Tre Luanëve”, Foden dhe Mason Greenwood në “Radisson Blu Saga Hotel R 55” për një natë, të shtunën në mbrëmje, pas fitores 1-0 të Anglisë ndaj Islandës. Dhe pasi kaluan natën me dyshen angleze, vajzat, të cilat pretendojnë se nuk e dinin kush ishin futbollistët, përfunduan në faqet e para të mediave të botës. Kjo, për shkak se i publikuan postimet private me yjet e Anglisë në Instagram.

Tani Lara, e cila ishte në mbrëmjen e skandalit me kushërirën e saj, Nadia Sif Lindal Gunnarsdottir, ka zbuluar saktësisht se çfarë ndodhi gjatë natës së pasionit me Foden, gjë që bëri që ai dhe Greenwood të dëboheshin nga kombëtarja për shkelje të rregullave të koronavirusit. Lara tha se bëri shaka me Foden, sepse ishte ndoshta më i shkurtër se Nadia, para se çifti të fillonte “aktivitetin”. Ajo zbuloi për “Mail”: “Unë i thashë Nadia se ndoshta je më e madhe. Pastaj, ai vetëm më puthi. Ishte një puthës i mirë”.

Pas seksit, ata u bashkuan përsëri me Nadia dhe Greenwood, me futbollistët që i komplimentuan dhe u bënë video. Lara vazhdon rrëfimin e saj: “Ne u argëtuam shumë. Mason po fliste për sa e mirë ishte by*a (vithet) ime. Ndihesha mirë për këtë. Phil tha se isha e nxehtë dhe e bukur. Me të vërtetë mendonte se kaloi një kohë të mirë me mua. Fliste me superlativa për mua, duke më thënë sa e bukur isha. Të gjitha llojet e gjërave. Pastaj më përqafoi dhe i tha Masonit se isha shumë joshëse”.

 

Lara zbuloi se si ajo dhe kushërira u zgjuan në mënyrë të vrazhdë nga stafi i zemëruar i sigurimit të kombëtares së Anglisë në orën 6 të mëngjesit, tri orë pasi futbollistët ishin kthyer në dhomat e tyre, në katin e tretë të hotelit: “Rojet e hotelit na kërkuan me ton të ashpër: Ku janë djemtë? Ku janë djemtë? Ndezën dritat dhe shikuan në banjë e në dollape, duke kërkuar lojtarët. Ne menduam se nuk na trajtuan me asnjë respekt. Ata menduan se ishim thjesht vajza të huaja, që nuk kishin rëndësi dhe nuk vlenin asgjë”.

Takimi u organizua nga kushërira, Nadia, e cila rezervoi një dhomë në katin e shtatë të hotelit, pasi u lidh me Greenwood përmes një aplikacioni takimesh. Lara iu bashkua pasi mori një telefonatë nga kushërira e saj, që i tha se një person tjetër kishte ardhur, Foden. Ajo pastaj u kthye në hotel, para se të blinin disa ëmbëlsira. Ajo kujton: “Arrita në hotel dhe ishte shumë e qetë. Ishte një hotel i bukur, më bëri përshtypje. Unë prenotova një dhomë dhe pagova për të. Kushtonte 10.000 króna (55 £).

Phil më kishte thënë se do të ma paguante ai dhomën, por nuk e bëri. Prenotova dhomën 700 në katin e shtatë, Nadia ishte te dhoma 702. Djemtë ishin në katin e tretë. Vendosa gjërat në dhomën time dhe shkova te dhoma e Nadia. Djemtë nuk ishin atje, në fillim. Pastaj ata erdhën, ndërsa unë isha në banjë. Ne biseduam për gjysmë ore në dhomën e Nadia. Iu thamë atyre se nuk dinim asgjë për futbollin dhe nuk kishim ide se kush ishin. Ne nuk kishim parë asnjë ndeshje. Mason gënjeu për moshën e tij. Ai tha se ishte 20 vjeç, por në fakt qenka vetëm 18. Supozoj se ai ndihej nervoz. Askush nga ne nuk pinte alkool. Ne thjesht kishim ëmbëlsira.

Pastaj, Phil kërkoi të shkonim në dhomën time, vetëm ne të dy. Unë i thashë po. Ai vendosi një komedi në TV, nuk e di cila shfaqje ishte. Pastaj më tha se ishte në librin e rekordeve Guinness si lojtari më i ri, që kishte fituar një trofe. Unë iu përgjigja: Po, kjo është e bukur. Ai shtoi se ishte i ngazëllyer për të ardhmen. Ishte thjesht si një djalë mesatar. Unë nuk e ndieja se ishte dikush i famshëm. Ne bëmë shumë shaka. Ai nuk më tregoi për jetën e tij personale, padyshim jo për një fëmijë apo një të dashur”.

Me fotot e Lara e Foden, që më vonë u publikuan dhe janë bërë tejet “virale”, jeta e saj ka ndryshuar në mënyrë dramatike; me nënën, babanë dhe yllin e Manchester City të tërbuar: “Unë e filmova Phil me pantallonat gjysmë të ulura dhe e vendosa në Instagram vetëm për miqtë e mi më të ngushtë, por njëri prej tyre e regjistroi dhe e dërgoi në gazeta. Nëna ime më bërtiti dhe tha se duhet të turpërohesha. Ajo ishte e shokuar, sepse përfundova në çdo media të Islandës. Babai dhe vëllai im thanë se kisha fjetur me armikun, pasi ata janë tifozë të Arsenalit. Foden ishte tërbuar fare. Ai më tha: Pse u desh ta bëje atë? Pse duhej të bëje foto? U përpoqa të shpjegohesha, por ai vetëm tha se nuk kishte kohë për këtë. Kjo ishte hera e fundit që ishim në kontakt”.

Next Post
Lëkundje të forta të tokës në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra e tërmetit

Lëkundet Lezha/ Tërmet i fortë godet vendin, ja sa ishte magnituda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In