• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bujqësia, kush mund të përfitojë financime nga fondi 20 mln € i buxhetit të shtetit

by Java News
12/12/2017 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Janë 2.6 miliarde lekë, që mendohet të shkojnë nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tek kompanitë private dhe fermerët e punësuar në sektorët e Bujqësisë, Blegtorisë, Peshkimit dhe Agropërpunimit gjatë këtij mandati.  Në konferencën kombëtare të Bujqësisë, zhvilluar dje në Tiranë, ministri Niko Peleshi renditi sfidat me të cilat përballen këta sektorë, ndërsa prezantoi politikat dhe skemën e re mbështetëse prej 20 milionë eurosh.Zhvillimi spontan i bujqësisë, qoftë në kulturat që kultivohen, qoftë në tregjet që synohen, nuk e ka ndihmuar aspak sektorin. Për më tepër akoma edhe sot shumica e atyre që kanë në pronësi një tokë bujqësore veprojnë të vetëm çka në shumë raste i përplas në kufijtë e mbijetesës. Konferenca Kombëtare e Bujqësisë nxori në pah edhe objektivin e ri që do të ketë zhvillimi i sektorit në katër vite. Skema e re mbështetëse synon që t’i japë zgjidhje pikërisht tre çështjeve. Së pari ndjekja e modelit ekonomik të rritjes së eksporteve duke mbështetur të gjithë ato produkte bujqësore që kanë peshë në shportën totale të eksporteve, së dyti afrimi i sa më shumë fermerëve në organizma të përbashkët çka siguron qëndrueshmëri dhe prodhim më të lartë dhe së treti politikat që mund të ndërmerren për të zhvilluar ato sektorët e ndërmjetëm si agroturizmi, agriturizëm, agropërpunim, peshkim dhe akuakuturë.

Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, ku u bë prezantimi publik i politikave për sektorin, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi tha se tashmë janë jetësuar ferma të mëdha dhe se trend janë fermerët e rinj të shkolluar jashtë, që kanë investuar kursimet e tyre në bujqësi. Ministri u ka kërkuar fermerëve të ndryshëm të grupohen në Shoqëri të Bashkëpunimet Bujqësor (SHBB) sepse në këtë mënyre mund të përfitojnë më shumë nga Skema e Mbështetjes. “Ne kemi mundësi që përmes ARZHR të mund të zbusin kostot. Mbështeten me 25% më shumë nëse aplikojnë si grup fermerësh” tha ministri. Në këtë kontekst ai solli shembullin e fermerëve të zonës së Xarrës me mandarinat.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri me dije se konceptimi i skemës mbështetëse është kryer në bashkëpunim me shumë aktorë vendas dhe të huaj. Nga ky bashkëpunim u krye identifikimi i sektorëve proritare në bujqësi, agriturizëm, agropërpunim, peshkim dhe akuakuturë po kështu u përcaktuan 15 produkte të shportës bazë ku përfshihen që nga drurë frutorë, prodhime të serave, bimë medicinale.

Përfituesit
Përpunuesit e qumështit, blegtorët, prodhuesit dhe grumbulluesit e bimëve medicinale do të kenë kriteret e tyre që kanë të bëjnë me arritjen e standardeve. Një mbështetje do t’u jepet grumbulluesve të cilët kërkojnë të bëjnë qendra të reja grumbullimi në sektorin e peshkimit. Ndërkohë, përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes do të jenë dhe fermerët dhe sipërmarrësit e rinj të moshave 22–35 vjeçare, të cilët do të përfitojnë një trajtim tjetër. Gjithashtu nga kjo skemë do të përfitojnë dhe prodhuesit e produkteve artizanale.

ma.me

Next Post
Përmbytjet/ Del vendimi për shpërblimin e 2917 ushtarakëve dhe 330 policëve

Përmbytjet/ Del vendimi për shpërblimin e 2917 ushtarakëve dhe 330 policëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

June 26, 2026
Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, të paktën 235 viktima, mijëra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, të paktën 235 viktima, mijëra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

June 26, 2026
E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

June 26, 2026
“Nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë”, Rama për Italpress: Protestat? Është përmbysur një parim themelor: Akuzuesit të sjellin prova!

“Nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë”, Rama për Italpress: Protestat? Është përmbysur një parim themelor: Akuzuesit të sjellin prova!

June 26, 2026
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In