• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bujar Sheshi: 7 provat kundër Autoritetit të Dosjeve!

by Java News
30/01/2019 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes akuzave të shumta si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, iu drejtua dje Prokurorisë së Tiranës, duke ngritur padi ndaj Gentiana Sulës, kryetares së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ka qenë denoncimi i Partisë Demokratike, që publikoi dokumentet e AIDSSHsë, ku Sheshi cilësohej si person që ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit, që në adoleshencë. Një fakt të tillë, Sheshi e ka mohuar qoftë në formularët e plotësuar në funksion të kandidimit si anëtar i KLP-së, por edhe publikisht pas akuzave të ngritura. Në kërkesëpadinë e dorëzuar paraditen e djeshme në Prokurorinë e Tiranës, Bujar Sheshi akuzon drejtuesen e AIDSSH-së, Gentiana Sula, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre si dhe të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

PRETENDIMET

Referuar kërkesëpadisë, Sheshi kundërshton përfundimin e nxjerrë nga Autoriteti i Dosjeve, duke e konsideruar si të qëllimshëm dhe si një goditje për shkak të funksionit të tij. Ndërsa e mbështet pretendimin në tri argumente. Së pari, prokurori thotë se në vendimin e AIDSSH-së nuk përputhen gjeneralitetet, duke nisur nga mbiemri që është Shesha, tek emri i babait dhe më pas edhe data e ditëlindjes.

Së dyti, argumenton Sheshi në padi, edhe për personin që i referohet Autoriteti i Dosjeve, nuk plotësohen kushtet e parashikuara në ligj që ai të konsiderohet bashkëpunëtor i ishSigurimit të Shtetit. Kjo, pasi nuk ka një historik të veprimtarisë së tij. “Pra, të quhesh bashkëpunëtor në kuptim të ligjit, duhet të kesh dhënë informacione në mënyrë aktiv për veprat penale të parashikuara në ligjin 7514 datë 30.09.1991. Nëse ky kusht nuk plotësohet, nuk mund të quhesh bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, në kuptim të këtij ligji dhe për këtë arsye nuk mund të jepet informacion. Por pavarësisht këtij fakti, pra, pavarësisht se nuk ka të dhëna që personi me gjeneralitet e përmendura në pjesën arsyetuese, të ketë qenë aktiv, përsëri shënohet se ai është bashkëpunëtor”, shkruan prokurori në padi. Së treti, Bujar Sheshi shkruan se në vitin 1997, në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, KLD ka nxjerrë për të certifikatën e pastërtisë së figurës.

SHPËRDORIMI I DETYRËS

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ngritur edhe dy probleme në padi, të cilat i konsideron si shpërdorim detyre. Së pari, ai pretendon se Autoriteti i Dosjeve ka shkelur ligjin me publikimin e të dhënave të një personi, i cili ka qenë nën moshën 18 vjeç. Sheshi hedh akuza të drejtpërdrejta ndaj drejtueses së këtij institucioni, duke thënë se as pengesat ligjore nuk e kanë penguar atë. “Por edhe këto kërkesa të ligjit nuk e detyrojnë kryetaren e AIDSSH të ndalet në paligjshmërinë e saj”, shkruan Bujar Sheshi. Së dyti, ai ka ngritur pretendimin se vonesa e kthimit të përgjigjes nga institucioni është në kundërshtim me ligjin në fuqi. “Përgjigjja i është kthyer Prokurores së Përgjithshme me shumë vonesë, pas tre muajve. Nga faktet e përmendura në pjesën përshkruese të vendimit rezulton se nga data 31.10.2018 deri në datën 10.01.2019, pra, rreth dy muaj e 10 ditë, nuk është kryer asnjë veprim. Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e AIDSSH-së, miratuar me vendimin 21 datë 09.05.2017 (neni 48) si dhe ligji 45/2015, detyrojnë punonjësit e këtij autoriteti, nën drejtimin dhe përgjegjësinë e kryetares së këtij institucioni, që të veprojnë menjëherë në dhënien e informacionit të kërkuar apo kthimin e përgjigjes. Fakti që kërkesa është zvarritur kaq gjatë, në ndryshim nga raste të ngjashme, tregon tendencën dhe qëllimin e kundërligjshëm në rastin konkret”, argumenton Sheshi.

Sheshi: 7 provat kundër Autoritetit të Dosjeve

Anëtari i KLP-së, Bujar Sheshit, në padi shkruan se burimet e provave ku bazohet kallëzimi, si dhe provat që kërkon të merren në kuadër të hetimeve të kallëzimit janë: Vendimi nr. 12, datë 22.01.2019, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH); Dekretin nr. 5139 datë 30.01.1974, të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, Hetuesia është unifikuar dhe është përqendruar pranë Ministrisë së Brendshme; Të këqyret dhe të administrohet kopje e njësuar me origjinalin e Kartelës model 2, nr. 8023 që përmendet në vendim. Të sekuestrohet menjëherë praktika e plotë që ka lidhje me trajtimin e kërkesës të dërguar pranë AIDSSH me shkresën me nr.2373 datë 26.10.2018 të Prokurores së Përgjithshme. Të sekuestrohet regjistri elektronik. Të këqyren librat e protokollit si dhe çdo akt i brendshëm i përpiluar në kuadër të trajtimit të kësaj kërkese. Të merren prova të tjera të diktuara nga dinamika e hetimit./panorama

sheshi

 

/a.meta

Next Post
Lulzim Basha gafa sërish në matematik: 40-ta, sa dyfishi i 400-s!?

Lulzim Basha gafa sërish në matematik: 40-ta, sa dyfishi i 400-s!?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

January 14, 2026
Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

January 14, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

DETAJE / Mbledhja e Ramës me Grupin Parlamentar të PS, të pranishëm do jenë edhe ministrat

January 14, 2026
Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

January 14, 2026
Rast tjetër evazioni/ Tatimet sqarojnë publikun për sulmin me lajmet e pavërteta

“Kanë ndryshuar fashat e pagave”, reagojnë Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale

January 14, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Shqipëria ka nevojë për amnisti politike! Mos na hapni barkun me..

January 14, 2026
Të dështuara sistemet ajrore ruse gjatë sulmit amerikan/ Venezuela e zhgënjyer: Rusia është një tigër prej letre!

Të dështuara sistemet ajrore ruse gjatë sulmit amerikan/ Venezuela e zhgënjyer: Rusia është një tigër prej letre!

January 14, 2026
Mblidhet sot Parlamenti, cilat janë projektligjet që do të diskutohen

Zbardhet “Plani i Veprimit” të Kuvendit të Shqipërisë: Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda Korrikut

January 14, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

VIDEO-LAJM/ 1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe fundi i tij politik?

January 14, 2026
Nëntori i Braktisjes së Berishës

Protesta e 24 janarit e thirrur nga Berisha/ Merret vendimi në PD, ja ora në të cilën do të zhvillohet

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In