• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bujar Leskaj pranon përgjegjësinë e mos arritjes së objektivit të PD në Vlorë

by Java News
17/07/2021 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, ka marrë përgjegjësinë e mosarritjes së objektivave të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit për këtë qark.

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar ai rendit të gjithë faktorët që ndikuan në rezultatin zhgënjyes të PD-së. Sipas tij ndikimi i pushtetit, angazhimi i zbehtë i aleatëve, ndalimi i emigrantëve dhe pjesëmarrja e ulët në votim nuk lejuan arritjen e objektivit të PD-së.

“Zgjedhjet janë vjedhur haptazi nga pushteti. Në Vlorë ne siguruam 4 mandate deputetësh. Duke u rritur me një mandat, por nuk morëm 5 mandate. Fajtori kryesor për të mos arritur këtë objektiv jam unë. Fitimi i 5 mandateve të PD dhe 1 i LSI, do të arrihej.

Vetëm përgjysmimi i elektoratit të LSI, bëri që PS të fitonte mandatin e 8-ë. Ndërkohë që PD pavarësisht rritjes së ndjeshme, s’e mori dot mandatin e 5. Nëse do të merrnim 3.200 vota më shumë, do të merrnim 5 mandate, e LSI 1.200 vota, siguronte një tjetër mandat, kështu rezultati bëhej 6 me 6”.

Pjesë nga fjala e Bujar Leskajt

Zgjedhjet janë vjedhur haptazi nga pushteti. Në Vlorë ne siguruam 4 mandate deputetësh. Duke u rritur me një mandat, por nuk morëm 5 mandate.

Fajtori kryesor për të mos arritur këtë objektiv jam unë. Njëherazi, në fillim të kësaj analize më lini të falënderoj qytetarët e Qarkut Vlorë, që na mbështetën. Fitimi i 5 mandateve të PD dhe 1 i LSI, do të arrihej. Vetëm përgjysmimi i elektoratit të LSI, bëri që PS të fitonte mandatin e 8-ë. Ndërkohë që PD pavarësisht rritjes së ndjeshme, s’e mori dot mandatin e 5.

Nëse do të merrnim 3.200 vota më shumë, do të merrnim 5 mandate, e LSI 1.200 vota, siguronte një tjetër mandat, kështu rezultati bëhej 6 me 6. Me përjashtim të Selenicës që rritja e votave ishte më e ulëta, Vlora bashki dhe Saranda patën rritje.

Qarku Vlorë, pati pjesëmarrje shumë të ulët, çka do të analizohet më tej. PD hyri në fushatë në pozita të pafavorshme. Drejtuesi politik erdhi në mes të muajit nëntor. Afrimi i intelektualeve të të gjitha fushave dhe shtresave kishte risi të madhe.

Denoncimi etnikisht të aferave të qeverisë në Vlorë, dhënia e portit me PPP, duke ngritur frymë pozitive te elektorati i Vlorës.

Fushata elektorale e kundërshtarit tonë politik, kishte manipulimin, shantazhin. Disa investime në infrastrukturë, përdorimi i pandemisë, përdorimi i shantazhimit për të marrë votën. Punësimet që vërtetohet se kanë qenë të rreme, sot kanë përfunduar largimet nga puna të të gjithë të punësuarve elektoralë.

Degët e PD, Selenicë, Himarë, nuk kthyen në favor frymën për ndryshim. Kjo duhet menaxhuar më mirë. Konstatoj se: Mospjesëmarrja në votim pati efektin negative më të madh. Arsyeja kryesore ishin mbyllja e kufijve me Greqinë.

Numri i qytetarëve të larguar në emigracion. PD ka ruajtur elektoratin tradicional dhe ka rikuperuar vota të djathta. Nëse formula e shpërndarjes së mandateve nuk do të ishte ndryshuar do e kishim të sigurt një mandate më shumë. Pavarësisht fitore-vjedhjes së saj, PS ka rrjedhje nga elektorati i saj. PS ka 6 mijë vota më pak se 2017.

Ata kanë blerë vota të shumta, masive. PS ka rënë me mbi 6 mijë vota, po aq dhe LSI ndërsa PD ka rritje me 9 mijë vota. Investimet e qeverisë në Qarkun e Vlorës, që janë të BE-së, e jo të qeverisë, ata nuk u metarlialuzan në vota, rënia e elektoratit të PD e dëshmon këtë. Pjesëmarrja dhe imponimi me dhunë në shumë raste, solli rritje të PS, u denoncua nga PD, por deri këtu.

Shpallja e listës së PD, krijoi divergjenca. Kandidatët nga Tirana, patën efekt negativ në struktura. Angazhimi i forumeve që u ngritën, kishin efekt të madh, duke e bërë rolin e tyre vendimtar. Efekti kryesor i bordeve ishte sjellja e votuesve të rinj, për të mbështetur PD”.

Next Post
Sprova “Berisha”/ Vallë kjo është kjo përgjigja e Bashës për amerikanët?!

Sprova “Berisha”/ Vallë kjo është kjo përgjigja e Bashës për amerikanët?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In