• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bujar Hudhri rrëfen raportet me Kadarenë: Ja fjalia e fundit që më tha…

by A M
17/07/2024 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Open” në News24 ishte botuesi Bujar Hudhri. Ai ka folur për gjeniun e letrave shqiptare, Ismail Kadare, që u nda nga jeta më 1 korrik.

Hudhri tha se tashmë ndjen njëlloj qetësie, duke iu referuar këtu intensitetit të takimeve dhe punës me Ismail Kadarenë.

Por, botuesi shprehet se largimi i Ismail Kadaresë i ka krijuar edhe një boshllëk.

“Nuk kam ku të shkoj, nuk ngutem, pasi bisedat dhe takimet, bashkëpunimi me Kadarenë, ishte me një instensitet të rrallë, gjithëpërfshirës.

Kjo përfshirje emocionale ishte si ajo shprehja që po e perifrazoj “Shqipëria hyri në diktaturë si në festë”. Kisha një bashkëpunim të gjatë, një bashkëpunim që përfshinte procesin krijues, atë rishikues”, tha Hudhri.

Në vijim ai ka sjellë në vëmendje fjalinë e fundit që i ka thënë Kadare, tre ditë para se të ndahej nga jeta.

“Falimenderit Bujar”, kjo ishte fjalia e fundit që më ka thënë ditën e premte, ndërsa të hënën u nda nga jeta.

Hudhri tha se Ismail Kadare nuk kishte probleme shëndetësore, ndërsa shkaku i vdekjes është “arrest kardiak”.

“Pengu që kam është që nuk arrita të flas ditën e fundit, të hënën”, tha Hudhri.

Në vijim ai rrëfeu se shkak i takimeve me Ismail Kadarenë është bërë vëllai i botuesit. “Unë synoja të mbështesja autorët shqiptarë, letërsinë shqiptare. E ndjeja që ndaj letërsisë shqipe, ndaj shkrimtarëve shqiptarë po mbahej një qëndrim jo i drejtë. Kadare kishte botuesen e tij në Paris, Brikena Çabej. Nuk synoja ti zija vendin Brikenës, por Kadare donte botuesin e tij në Tiranë”, tha Hudhri.

Në vijim, ai rrëfeu takimin e parë që kishte me Ismail Kadarenë. “Më lqa një takim në shtëpinë e tij në orën 14:00, unë me thënë të drejtën mendova se ishte kohë dreke, dhe nuk shkova. Por më pas mësova se në orën 14:00 ai zhvillonte takimet më të rëndësishme”, rrëfeu Hudhri.

Next Post
Sondazhet/Trump kryeson me 3% kundrejt Biden që pas atentatit

Sondazhet/Trump kryeson me 3% kundrejt Biden që pas atentatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In