• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bujar Asqeriu e pohon skamjen e Teatrit: I kalbur, me minj, bubuzhela por Rama na fyeu

by Java News
20/03/2018 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bujar Asqeriu ka marrë pjesë dje në një takim të artistëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu, në pot ë njëjtin vend. Asqeriu e pranon se teatri aktual ka degraduar, por sipas tij, Rama nuk i ka pyetur fare.

“Duke lexuar me vëmendje mendimin e Shoqatës së Arkitektëve Shqiptarë dhe duke diskutuar këto ditë se si do shkojë ky problem, që na takon jo vetëm ne si aktorë që luajmë në këtë teatër, por të gjithë publikut të Tiranës, i takon gjithë shqiptarëve, se kemi të bëjmë me një ngrehinë shumë të rëndësishme, që ka të bëjë me identitetin kombëtar, me historinë tonë të këtyre viteve dhe është shumë e rëndësishme të marrësh një vendim.

Shpejtësia me të cilin u paraqit ai projekt, i pakonsultuar, pa një histori, ishte shumë i gabuar dhe duke gjykuar në këtë sens, duhet të ketë shumë dyshime brenda.

 

Duke qenë i pakonsultuar dhe pa marrë mendimin të paktën e atyre që kishte ftuar në atë paraqitje të projektit. As i pyeti fare dhe për mua ishte fyerje shumë e madhe, as i pyeti fare.

Ka një gjë miqtë e mi, teatri eksiztues është i kalbur në të tëra drejtimet, sepse prej vitesh nuk është derdhur asnjë bojë, asnjë gozhdë, asnjë kompensatë, asnjë xham, asnjë gjë.

Po kush është me e rrezikshmja për mua, është që në të gjithë prapavijën e skenës së Teatrit Kombëtar gëlojnë viruse shumë të rrezikshme për shëndetin e artistëve, që mund të invadojnë edhe publikun.

Deri te trungjet mund të kenë marrë në thellësi mikrobe dhe viruse. Ndaj, rikonstruksioni i këtij teatri duhet të jetë me themel.

Kur erdhi drejtori i ri para 5 vjetësh, Hervini, porosia e parë që i dhashë ishte: merr Institutin e Shëndetit Publik me pompa me ilaç për dezinfektimin e hapësirës skenike, sepse ka qenë një ekzemplar, që një aktoreje i ka ikur zëri kur vajti tek otojatri dyshoi për ekzistencën e viruseve në këtë ambient.

Merr institutin me lloj-lloj ilaçesh kanë vrapuar minj, bubuzhela, mace, lloj-lloj insekti. Kjo është e vërteta.

Ndaj, dëshiroj që të bëhet një teatër i ri. Ja mendoni ju të dashur miq, ja fantazia e profesor Kapexhiut, e solli një mendim, mendoni të mbledhësh gjithë arkitektët shqiptarë, burrat dhe vajzat e talentuar, të marrësh mendim nga institutet e arkitekturës italiane që e njohin mirë këtë strukturë, madje ata dhe me fonde mund të ndihmojnë për ta rindërtuar, për ta rigjeneruar, për t’i dhënë jetë këtij ansambli të jashtëzakonshëm. Brezat do të vijnë dhe do të ikin, pse jo të mbajnë mend diçka nga historia jonë, nga shpirti ynë, nga ata që nuk jetojnë më.

Atyre mund t’u vësh yje në mermer, por ata aromën, poltronat, madhështinë e kanë atje.

Kolltuku i Molierit ruhet dhe sot e kësaj dite. Këtë nuk e bënë me mermer e shandanë, ai kolltuk ku u ul Molieri është sot dhe kësaj dite. Kemi luajtur në Globin e Shekspirit të 1600-ës.

Kishte një skenë të vogël, të ngritur 1 metër e gjysmë nga toka, plateja ishte beton e gjitha, komunikonte me qiellin e hapur dhe kishte tre-katër lozha me dërrasë, në formë potkoi. Po çfarë emocioni kishte atje?! Sa gjë e madhe ishte ajo. Spektatorët në plate rrinin në këmbë. 1500 veta rrinin në këtë formë prej patkoi në lozha. Ne këto kemi, t’i ruajmë”, tha Asqeriu.(TemA)

 

Next Post
Po lind partia e re prej Vetëvendosjes

Po lind partia e re prej Vetëvendosjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In