Pas një sezoni me trofe me Juventusin, portieri i Italisë pritet që të tregojë për të ardhmen dhe karrierën e tij.Gianluigi Buffon do të mbaj një konferencë për shtyp të enjten, me portierin veteran të Juventusit që pritet të tregojë të ardhmen e tij.
Italiani 40 vjeçar ka theksuar më parë se ai nuk do të luaj më pas këtij sezoni, por kishte thënë po ashtu se nuk do të largohet nga Juventusi derisa ta fitojë Ligën e Kampionëve.Por, Juve u eliminua nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve me një penallti të diskutueshme të dhënë në fund të ndeshjes kundër Real Madridit.
Italia ka dështuar që të kualifikohet në Botërorin e vitit 2018, por kapiteni i madh i Azzurri ishte në formacion në ndeshjen kundër Argjentinës në mars në Manchester.“Nuk mund të gënjej apo të krijoj pritje false”, kishte thënë ai në shkurt per Sky Sport Italia në shkurt. “E vërteta është se ende duhet të takohem me presidentin, me të cilin kam marrëveshje xhentëlmenë dhe mandej të marrë vendim”.
“Ditën kur jemi mposhtur nga Suedia në Botëror në playoff gjërat janë bërë të vështira. Do të dëshiroja ta përfundoja karrierën në Botëror sepse mendoj që ishte një moment i mirë për të kujtuar të gjitha trofetë që i kam marrë në karrierë.
Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi”, ka thënë Buffon.Bufon megjithatë e përfundojë sezonin duke fituar dy trofe, atë të Kupës së Italisë dhe skudeton – për herë të katër me radhë për skuadrën e Massimiliano Allegrit. Ai ka fituar edhe Serie A për nëntë herë me radhë dha ka qenë kapiten i Italisë për 176 herë, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)










