• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buffon mesazh Juventusit: Do më pëlqente të luaja akoma

by A R
27/01/2018 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithmonë jam konsideruar një pikë kyçe, një referim për skuadrën time. Deri kur të vazhdojë të jetë kështu, deri kur të tjerët do e mendojnë në këtë mënyrë, do gjejmë një zgjidhje për të ecur përpara, përndryshe është e drejtë të ndalem”. Kështu Xhixhi Bufon, që nesër feston 40-vjetorin, ka folur për “Sky Sport”.

“Deri në qershor, edhe për arsye përgjegjësie, jam ende një futbollist dhe është e drejtë të mendoj vetëm për këtë”, shprehet kapiteni i Juventusit. “Më pas do takohem me presidentin dhe do vendosim në qetësi. Sforcimet nuk më kanë pëlqyer kurrë”.

“TOPI” I KALON JUVES – Vijojnë komente të tjera të Xhixhit pas intervistës së lëshuar për “La Repubblica” në vigjilje të datëlindjes së 40- të. Një intervistë ku ka lënë të hapur hipotezën për të vazhduar karrierën edhe për vitin e ardhshëm: “Së shpejti do bisedoj me presidentin Anjeli: do më pëlqente të luaja akoma, por zgjidhjen më të mirë do e gjejë klubi”.

DILEMA – Lotët pas eliminimit nga Suedia nuk janë harruar, por dëshira e Bufonit për të vazhduar t’i japë diçka futbollit, Juves në veçanti, nuk është shuar. E atëherë, përtej deklaratës “nuk ndalem vetëm nëse fitoj Champions-in, kështu luaj Botërorin për klube”, tashmë është transformuar në një ide më konkrete. Bufon nuk e mbyll, ndoshta, edhe për të synuar rekordin e paraqitjeve të Maldinit.

Bufon

Tashmë fjala i kalon Juventusit sepse siç ka shpjeguar portieri, “do vendosin së bashku me drejtuesit se ç’është më e mira për klubin”. Më mirë një rol përfaqësuesi, më mirë dedikimi i ringritjes së futbollit italian me një funksion në Federatë apo veshja e dorezave edhe për vitin e ardhshëm, ndoshta duke vazhduar alternimin me Sheznin?

PËR SHEZNIN, VETËM ELOZHE – “Dua të mirën e klubit”, nënvizon Xhixhi. “Dua të kuptoj se cilin petk mund të vesh nëse Juventusi mendon se unë mund të jem ende i rëndësishëm. Do më pëlqente, por zgjidhjen e gjejmë me shoqërinë, së bashku. Nuk do dëshiroja të shndërrohesha në një problem për klubin dhe shokët e skuadrës”.

Mes alternativave, pra, edhe mundësia e alternimit me portierin polak, që po zhvillon një sezon aq të mirë: “U kam dhënë gjithmonë hapësira të tjerëve. Shezni është një portier i madh dhe nëse do fitonim, një fetë e meritës do ishte e tija”.

E ARDHMJA – Në të ardhmen, megjithatë, ekziston ideja që Bufoni të qëndrojë gjithmonë brenda botës së futbollit: “I kam kërkuar këshilla Lipit, më ka thënë të marr një vit pushim. Nuk dua të bëhem trajner klubesh, e shoh veten më mirë në drejtimin e një përfaqësueseje. Megjithatë, nuk po kandidohem për stolin e Italisë”./Panorama/a.m.

Next Post
Armë e municione pa leje, vihet në pranga durrsaku

E rëndë në Vlorë, babai kanos me armë djalin, shmanget tragjedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In