• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Budapest/ Veliaj: Për investimet në UKT do të ketë masterplan të ri për Tiranën

by Java News
21/03/2018 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas marrëveshjes së financimit me BERZH-in, Tirana ka tashmë edhe një masterplan të detajuar për investimet, me qëllim furnizimin me ujë 24 orë dhe zgjerimin e rrjetit. Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Budapestit, István Tarlós dhe Csaba Haranghy, Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë Shtetërore Publike të Ujësjellësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi dje pasdite një vizitë zyrtare në Hungari, ku mori në dorëzim masterplanin e ri të investimeve të UKT, për furnizimin e kryeqytetit me ujë të pijshëm.

Veliaj theksoi se falë këtij bashkëpunimi, Tirana ka një masterplan të ri, i cili do t’i japë zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët. “Partneri ynë kryesor në Budapest është Kompania Shtetërore Publike e Ujësjellësit, një ndër më të mirat sot në botë. Më vjen mirë që më në fund, pas disa muajve pune, kemi një produkt konkret. Ndaj, dua të falenderoj drejtorin për masterplanin e ri të Ujësjellësit të Tiranës. Sot shkojmë tek kreditorët si BERZH-i, duke pasur projekte profesioniste dhe duke prekur në mënyrë konkrete disa nga problematikat e ujësjellësit në Tiranë. Shpresoj që tani të përsërisim në Tiranë të njëjtin sukses që kemi parë këtu në Budapest”, tha Veliaj.

Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Shtetërore Publike të Ujësjellësit të Budapestit, Csaba Haranghy, vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe theksoi se kryeqyteti shqiptar ka një masterplan për investimet në ujësjellës. “Është një gjë shumë e mirë që përfunduam këtë masterplan, si një produkt të përbashkët, me të cilin do pajisim ujësjellësin e Tiranës, se si të mund të përmirësoni në kohë afatmesme shërbimin tuaj me ujë. Tashmë, mund të bëni plane veprimi të detajuara dhe mund t’i sillni bashkë me planet e investimit, kështu mund të ndërtoni projektet e nevojshme për ujësjellësin në qytetin tuaj”, tha Haranghy.

Ndërhyrja e parë do të nisë në Bovillë dhe në zonën e Yzberishtit, ndërkohë që me masterplanin e ri, qyteti ndahet në shtatë zona. Veliaj siguroi se falë kësaj reforme dhe mbështetjes së qytetarëve, Tirana ka sot një plan financimi të mirëfilltë për t’u siguruar që brenda pesë viteve të arrihet furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë. “Me kredinë e BERZH-it nisim ndërhyrjet në Bovillë dhe në Yzberisht, ndërkohë me masterplanin e ndajmë Tiranën në 7 zona. Zona e parë që do të fillojmë do të jetë ajo e Shkozës, zona e “Ali Demit”, për të bërë investime specifike aty për ujë 24 orë. Do të vijojmë derisa të sigurohemi që brenda 5 viteve, falë kësaj reforme dhe mbështetjes së madhe që qytetarët e Tiranës na kanë dhënë, të kemi një plan financimi të mirëfilltë për të siguruar që të kemi ujë 24 orë në Tiranë”, nënvizoi ai.

Veliaj falenderoi qytetarët për korrektesën e treguar për shlyerjen e detyrimeve për ujin e pijshëm, ndërsa e vlerësoi të suksesshme reformën e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për t’i dhënë fund vjedhjes së ujit. “Kemi pasur një vit rekord të korrektesës qytetare

me të cilën njerëzit na janë përgjigjur kur vjen puna tek pagesat, te sinjalizimi i atyre që abuzojnë me ujin e pijshëm dhe atyre që bëjnë lidhje të paligjshme. Reforma e qeverisë shqiptare dhe e kryeministrit po funksionon, por sidomos në Tiranë, ku qytetarët menjëherë janë përgjigjur sepse ia kanë parë hajrin se çfarë do të thotë ta trajtosh me kujdes pronën publike, që pastaj të të kthehet në investim dhe të jesh i pari që merr përfitimet e këtij investimi”, tha Veliaj.

Dy kryebashkiakët, Veliaj dhe Tarlós, biseduan edhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve mes dy qyteteve, veçanërisht në fushat e zhvillimit urban, kulturës dhe turizmit. Veliaj deklaroi se mes Budapestit dhe Tiranës do të nisin një sërë projektesh të përbashkëta, veçanërisht për të rinjtë. Ai u takua edhe me komunitetin shqiptar dhe miq hungarezë, me të cilët bisedoi rreth transformimeve që ka pësuar Tirana këto vite dhe projektet e ardhshme që e presin qytetin.

ma.me

Next Post
Goditet banda shqiptare e grabitësve serialë

VIDEO+ FOTOT/ Kush është shqiptari i Camorra-s Arben Zogu dhe lidhja e tij me ish-boksierin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In