• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Budalla apo naiv? Nën hetim për ndërtimin e 19 kullave, dhëndri i Berishës ankohet se po bëhen shumë ndërtime në Tiranë

by S T
29/07/2024 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jamarbër Malltezi, që është nën hetim për ndërtimin e 19 kullave tek ish-kompleksi Partizani, ankohet sot nga shtëpia, ku ndodhet në arrest, për ndërtimet e shumta në Tiranë.

“Kryeqyteti penalizohet sidomos nga ndotja, e cila konsiderohet si shumë e lartë, – vërejti politikani dhe eksperti i mjedisit. – Edi Rama vjedh qindra milionë euro për plehrat por pastaj i fut zjarrin; nuk ka asnjë incinerator dhe shërbyesit e qeverisë mahniten me vjedhjen intelektuale!

Nëse cilësia e jetës është e ulët, të larta janë çmimet e pronave. Tirana vlerësohet si e 13-a më e shtrenjta në raportin çmim/të ardhura. Sipas fuqisë blerëse, një apartament në Tiranë kushton më shumë se në Munih, Romë, Athinë, Londër, Vjenë dhe Berlin.

Kujdesi shëndetësor është një tjetër faktor negativ dhe Tirana është gjithashtu e fundit në Europë.

Në Tiranë shpenzohet më shumë kohë në trafik. Ajo që e hedh tuç propagandën e Veliajt dhe Ramës për turizmin, pyjet orbitale, rilindjen urbane e përralla të tjera, është se Tirana renditet shumë më poshtë kryeqyteteve të rajonit për cilësinë e jetës.

A vlen parulla ‘o sa mirë me qenë shqiptar?’

Në 33 vite Edi Rama ka qenë 25 vjet në pushtet si ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër. Erion Veliaj ka 11 vjet në pushtet si ministër dhe kryetar bashkie.

Çfarë kanë bërë? Metronë? Tramvajin? Sistemimin e ujërave të zeza dhe të bardha? Pastrimin e ajrit dhe të mjedisit? Asnjë prej këtyre! Kanë bërë dy çezma me paratë e Kuvajtit, të cilat tashmë janë prishur. As një banjo publike nuk ka në qytet!

Mbi 100 milion dollarë ishte ndihma japoneze për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza të Tiranës. Impianti po ndryshket, por nuk ka filluar punë se nuk kishin çfarë vidhnin, ndaj ujërat e zeza përfundojnë në det. Kanë kafshuar çdo lulishte dhe kanë ngritur qiellgërvishtës për interesat e tyre korruptive.

Këto janë faktet, jo atë që thonë ERTV-të dhe LAL-TV-të nga mëngjesi në darkë. Tirana është e fundit, sepse qytetarët shihen si të dorës së fundit nga dyshja Rama-Veliaj.

Cilësinë e jetës në renditjet ndërkombëtare nuk e cakton opozita dhe, çuditërisht nuk e ngre as sheshi-tepsi betoni ku piqet veza në diell, ku dimrit skuqin qofte patronazhistët e partisë që vjedhin zgjedhjet, dhe këndojnë velinat e Rilindjes.

Thënë me fjalët e Ramës: Kjo është Tirana jonë, Tiranë e kontradiktës/ E ndotjes, trafikut, kullave dhe frikës,” shkruan Malltezi.

Tani ky ose është budalla, ose mendon se njerëzit janë budallenj dhe mund të thotë çfarë të dojë, se ndryshe nuk ka si shpjegohet që njeriu që ka ndërtuar 19 pallate, të ankohet për ndërtimet në Tiranë./ Tema

Next Post
SMS-ja që i kushtoi jetën/ Tentoi t’i vinte konkurrencës tritol, por lënda shpërtheu pa dashje, dalin detaje nga ngjarja e rëndë në Sarandë

SMS-ja që i kushtoi jetën/ Tentoi t'i vinte konkurrencës tritol, por lënda shpërtheu pa dashje, dalin detaje nga ngjarja e rëndë në Sarandë

TË FUNDIT

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

August 19, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

DETAJE / Aksidenti në Manzë u mori jetën, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar të dielën

August 19, 2026
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com