• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Buçkat e Ramës”/ Paloka fyen socialistet dhe u lutet demokratëve: Mos prisni t’u vijë e keqja te dera juaj, ejani në protestë

by Java News
14/12/2023 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur mbi protestën që pritet të zhvillohet të Hënën nga ana e opozitës.

Gjatë një interviste televizive Paloka thotë se kryedemokrati Sali Berisha nuk ka qenë dakord për një aksion të tillë këto ditë, pasi nuk do që të lidhet me emrin e tij. Por sipas Palokës, kjo gjë nuk ka të bëjë me të. Ai thotë se kryeministri Edi Rama kërkon të kontrollojë edhe mandatet e deputetëve të opozitës, prandaj protestat janë të domosdoshme.

“Ka qenë e kundërta, ka qenë zoti Berisha që nuk ka dashur të zhvillohet protesta këto ditë sepse mund të lidhej me emrin e tij personal. Është një thënie e tij që u kundërshtua nga shumica jonë edhe në mbledhjen e grupit, aty nuk bëhet fjalë për Sali Berishën si individ. E gjithë kjo ka dy vjet që kjo strategji është drejtuar ndaj liderit të opozitës dhe po bëhet çdo lloj ndërmarrje me qëllim që opozitës dhe gjithë të drejtave që janë shkelur, t’i heqin dhe liderin e saj. Pra, nuk kemi të bëjmë fare me një kërkesë për heqje imuniteti ndaj një deputeti, por me një sulm të organizuar më së miri nga Rama dhe gjithë instrumentat që ai kontrollon, përfshirë këtu SPAK dhe organet e saj. U ra dakord që do ketë protestë edhe të Hënën, edhe të Enjten”, tha Paloka.

“Nëse do ketë seancë të Martën, do bëhet protesta të Martën. Ka dy lloj protestash, njëra për të shprehur mos dakordësi ndaj një akti ose veprimi dhe protesta kur populli opozitar ka një qëllim dhe protesta vazhdon deri në arritjen e atij qëllimi. Këto protesta kanë lidhje me një objekt të caktuar. Sot ka ndodhur akti më i rëndë në Parlament. Akti që kanë miratuar sot deputetët e Ramës ka qenë më i rëndi, sepse mandatet e deputetëve janë lënë në dorë të 5 anëtarëve të Këshillit të Mandateve të kontrolluar nga Rama, të cilët vendosin se kur i fillon e mbaron mandati një deputeti. Përjashtimi me 60 ditë, pa asnjë të drejtë është praktikisht heqje e mandatit për atë periudhë. Këtu s’bëhet fjalë për drejtësi dhe i bie që Rama i ka në dorë mandatet e deputetëve. Unë jam përjashtuar disa herë nga këto “buçkat e Ramës”, por njëherë jam përjashtuar pa qenë në seancë, u përjashtova se kisha prishur seancën pa qenë aty”, shtoi ai.

I pyetur për mënyrën e organizimit të protestave, Paloka u shpreh kështu: Nuk kam ndërmend t’ua zbuloj detajet. Ne i kemi ndaluar militantët deri tani, edhe në mbledhjen e sotme dhe herë të tjera është diskutuar për kërkesat e tyre në parti. Sot kanë reaguar më ashpër se pse ne nuk i kemi thirrur në protestë, ka qenë këmbëngulja e Berishës. Unë vetë i kam thënë të mos kompleksohemi nga kjo gjë sepse nuk kemi të bëjmë me çështjen Sali Berisha, por me eliminimin e pluralizmit në vend. Në atë protestë do të vijë kush të dojë dhe nga të dojë. Do organizohemi me strukturat, por protesta është për të gjithë shqiptarët. Prandaj nuk duhet të presim! Mos prisni t’u vijë e keqja te dera e shtëpisë tuaj dhe të reagoni, se do jetë vonë. Ky është një regjim diktatorial, nuk ka fjalë më!/m.j

Next Post
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Jo vetëm pensionistët/ Kush janë kategoritë e tjera që përfitojnë shpërblim këtë fundvit, sa është shuma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In