• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH zgjeron bilancin për të pestin muaj radhazi, huaja për bankat në vlerën më të lartë historike

by S T
22/10/2024 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bilanci i Bankës së Shqipërisë u zgjerua për të pestin muaj radhazi në shtator, duke sinjalizuar një rritje graduale të stimulit monetar në ekonomi.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se totali i aktiveve arriti nivelin e 756 miliardë lekëve, vlera më e lartë e regjistruar për vitin 2024. Megjithëse ngelet në vlera më të ulëta krahasuar me një vit më parë, bilanci i bankës së Shqipërisë është zgjeruar me rreth 57 miliardë lekë ose 8.2% që prej fundit të muajit prill.

Zgjerimi i bilancit të Bankës së Shqipërisë i detyrohet kryesisht nevojave më të larta për likuiditet nga sektori bankar, por edhe ndërhyrjeve në tregun valutor, që kanë patur si qëllim të frenojnë forcimin e mëtejshëm të monedhës vendase në kursin e këmbimit valutor.

Kjo dëshmohet nga zgjerimi i aktiveve kryesisht në zërin e marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes (REPO) me bankat dhe te depozitat në valutë të vendosura në subjektet jorezidente.

Vlera e REPO-ve në fund të muajit shtator arriti vlerën rekord prej 71.6 miliardë lekësh, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

REPO-t javore janë instrumenti kryesor i huamarrjes së bankave tregtare nga Banka e Shqipërisë, për të mbuluar nevojat afatshkurtra për likuiditet. Rritja e huamarrjes nga Banka e Shqipërisë mund të shpjegohet me zgjerimin e shpejtë të kreditimit të ekonomisë gjatë këtij viti, por edhe me suficitin e lartë buxhetor të qeverisë shqiptare, që në tre vitet e fundit është bërë një faktor që po ndikon ndjeshëm likuiditetin në monedhën vendase në tregun e brendshëm financiar.

Në fund të muajit gusht, vlera e portofolit të kredisë për ekonominë arriti në 812 miliardë lekë, në rritje me 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja vjetore e kredisë ka arritur nivelet më të larta në 15 vitet e fundit, e mbështetur sidomos nga huadhënia në monedhën vendase dhe ajo për financimin e pasurive të paluajtshme të bizneseve dhe familjeve.

Rritja e kreditimit ka shtuar nevojat për likuiditet, duke marrë parasysh edhe një ngadalësim të rritjes së depozitave në monedhën vendase në muajt e fundit. Në muajin maj, depozitat bankare në lekë arritën vlerën më të lartë vjetore, me 779 miliardë lekë. Por, që prej majit, rritja është ndërprerë. Në fund të muajit shtator, depozitat në lekë kishin vlerën e 777.6 miliardë lekëve.

Pjesërisht, kjo rënie mund të shpjegohet edhe me zgjerimin e vazhdueshëm të suficitit buxhetor të qeverisë. Në fund të gushtit, suficit buxhetor arriti vlerën rekord prej 58 miliardë lekësh.

Një faktor tjetër që ka ndikuar në zgjerimin e bilancit të Bankës Qendrore dhe rritjen e injektimit të parasë në ekonomi janë edhe ndërhyrjet në tregun valutor për blerje të euros që nisën në muajin maj, për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit të monedhës europiane me lekun. Vetëm për 6-mujorin e parë të vitit, Banka e Shqipërisë bleu 272 milionë euro, përfshi ankandet e proramuara për rritjen e rezervës valutore dhe blerjet direkte në treg.

Gjatë periudhës maj-shtator, depozitat në valutë të vendosura nga Banka e Shqipërisë në subjekte jorezidente u rritën me 22 miliardë lekë ose 36%.

Këtë vit Banka e Shqipërisë i është kthyer kahut stimulues të poltikave monetare. Përveç blerjeve të valutës për të frenuar mbiçmimin e lekut, në muajin korrik Këshilli Mbikëqyrës vendosi edhe uljen e normës bazë të interesit (norma e interesit e REPO-ve) nga 3.25% në 3%. Kjo ishte ulja e parë e normave të interesit që prej vitit 2020. /Monitor

Next Post
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen të mërkurën në Tiranë. Zbardhet axhenda e vizitës

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen të mërkurën në Tiranë. Zbardhet axhenda e vizitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com