Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se interesat për obligacionet dyvjeçare të qeverisë kanë rënë nga 5 për qind, që ishin në fillim të vitit të kaluar, në 1.47 për qind aktualisht.
Sipas BSH-se, rënie kane shenuar edhe interesat e obligacioneve me afat maturimi 3 vjecar.
Për obligacionet me afat maturimi 7 vite, rënia e interesave ka qenë më e vogël. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për këtë instrument kursimi interesat janë ulur nga 7.5 për qind, që ishin vitin e kaluar, në 5.85 për qind këtë vit.
Por sipas BSH-se, ankandi i fundit i obligacioneve 7-vjeçare është zhvilluar në mars të këtij viti, kur tregu ende nuk i kishte përcjellë të plota efektet e tri uljeve të njëpasnjëshme të normës bazë nga Banka e Shqipërisë./a.k