Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 1 % në 0.5% si dhe uli normën e kredisë një ditore nga 1.9 në 0.9% dhe të mbajë të pandryshuar normën e interest të kredisë një ditore, në nivelin 0.1%
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se përhapja e pandemisë COVID-19 përbën një sfidë për ekonominë dhe sektorin financiar
Sejko nënvizon se Shqipëri gëzon shëndet të mirë ekonomik dhe financiar por nënvizon se për minimizimin e pasojave afatgjate të pandemisë kërkon përpjekje serioze të koordinuara dhe të harmonizuara nga të gjithë autoritetet publike e private në vend.
“Shqipëri gëzon shëndet të mirë ekonomik dhe financiar. Parametrat e funksionit të ekonimisë sektorit bankar janë të të shëndetshëm, rezervat e sektorit bankar janë të larta. Në këtë kontekst këshilli mbikqyrës I BSH-së vëren se minimizimi i pasojave afatgjate të pandemisë kërkon përpjekje serioze të koordinuara dhe të harmonizuara nga të gjithë autoritetet publike e private në vend”, u shpreh Sejko.
g.kosovari