• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH: Portofoli i kredive për shtëpi rritje me 8.7%, vlera arrin në mbi 30.9 miliardë Lekë

by Java News
17/10/2023 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të muajit Gusht të këtij viti portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët arriti në vlerën e rreth 176 miliardë Lekëve ose rreth 1.66 miliardë Euro. Këto të dhëna janë tek analizat e Bankës së Shqipërisë, ku krahasuar me një vit më parë, vlera e portofolit të kredisë për shtëpi është rritur me 8.7%.

Ndërsa për periudhën 8-mujore të vitit, vlera e kredisë për shtëpi arriti në mbi 30.9 miliardë Lekë. Banka e Shqipërisë vlerëson në tre vitet e fundit numri i kredive për shtëpi është rritur me 19% dhe bazuar në raportet e këtij institucioni financiar rreth 4.7% e familjeve shqiptare kanë një kredi për shtëpi.

Gjithashtu bazuar në vrojtimet e Bankës së Shqipërisë rezulton se rreth 40% e blerjeve në tregun e pronave financohen me kredi bankare.

Banka e Shqipërisë e ka rritur vetëm njëherë normën bazë të interesit gjatë 2023 dhe aktualisht vijon të qëndroje në nivelin 3%, çka ka reflektuar norma më të ulëta interesi në produktet e tregut financiar.

Shifrat e këtij viti të Bankës Qendrore tregojnë se në përgjithësi normat e interesit për këtë produkt kanë ndjekur një tendencë rënëse, pas rritjes së shpejtë në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Nga ana tjetër raporti i kredive me probleme për shtëpi është ndjeshëm më i ulët krahasuar me portofolin total të kredisë të sektorit bankar dhe në mesin e këtij viti, raporti i këtyre kredive për të gjithë portofolin ishte 5.2%.

/f.s

Next Post
Macron: Liberalizimi i vizave me Kosovën është pezulluar, Prishtina nuk mbajti fjalën

Macron: Liberalizimi i vizave me Kosovën është pezulluar, Prishtina nuk mbajti fjalën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com