• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BSH nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me Autoritetin Bankar Europian

by A R
27/10/2015 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Bankar Europian nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me autoritetet mbikëqyrëse të 6 vendeve të Evropës Juglindore: Agjencinë Bankare të Federatës së Bosnje – Hercegovinës, Agjencinë Bankare të Republikës Serbe, Bankën Qendrore të Malit të Zi, Bankën Kombëtare të Republikës së Maqedonisë, Bankën Kombëtare të Serbisë dhe Bankën e Shqipërisë.

Në emër të Bankës së Shqipërisë,memorandumi u nënshkrua nga Zëvendësguvernatorja e Dytë, Natasha Ahmetaj.

Ky memorandum, bën të ditur Banka e Shqipërisë, u arrit në kuadër të Iniciativës së Vjenës (një rrjet publik-privat i krijuar për të ndihmuar në garantimin e stabilitetit financiar të vendeve në zhvillim të Evropës) dhe reflekton rolin sistemik të grupeve bankare të Bashkimit Evropian në sistemet financiare të këtyre vendeve.

Ai përbën një kornizë ligjore për zhvillimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e informacionit midis palëve. Në këtë kuadër, Autoriteti Bankar Evropian do të mbajë të informuar autoritetet mbikëqyrëse të këtyre vendeve me zhvillimet më të fundit lidhur me standardizimin e rregullave të përfshira në të ashtuquajturin “Libri i Vetëm i Rregullave” (Single Rule Book) dhe progresin e konvergjencës së praktikave mbikëqyrëse, duke lehtësuar kështu pjesëmarrjen e këtyre vendeve në kolegjet e mbikëqyrësve.

Nga ana tjetër, autoritetet mbikëqyrëse të vendeve të Evropës Juglindore, do t’i sigurojnë Autoritetit Bankar Evropian informacion të rregullt dhe të veçantë mbi çështje që lidhen me sistemet e tyre bankare, të cilat do të përdoren për qëllime të analizimit të rreziqeve. Gjithashtu, ato do të përafrojnë standardet e tyre rregullatore e mbikëqyrëse, si dhe praktikat institucionale me ato të Bashkimit Evropian, sipas një axhende të hartuar me kushtet specifike të secilit vend.

ATSH

Next Post

"Panorama": Lejen e pallatit 13 katësh te Liqeni e firmosi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com