• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH më optimiste se KE, parashikohet rritje ekonomike 4% dhe inflacion në kontroll

by A R
19/05/2025 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e mira për ekonominë shqiptare prite të vijojnë. Ndryshe nga Komisioni Evropian Banka e Shqipërisë parashikon se ekonomia e vendit do të rritet me rreth 4 për qind edhe në vijim.

“Konstatojmë një ecuri të mirë. Çka do të thotë një rritje solide dhe me ritme të larta. Kjo do të thotë me rritje të punësimit dhe pagave, rritje të shitjeve të biznesit duke ndikuar në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve”, tha Erald Themeli, drejtori i Politikës Monetare, shkruan A2 CNN.

Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli tregon edhe mbi sektorët që pritet të kenë ndikim pozitiv dhe negativ në rritjen ekonomike të vendit. “Presim që ndërtimi dhe turizmi të vijojnë të japin kontribut domethënës në rritjen ekonomike. Kjo nuk mund të thuhet për bujqësinë dhe industrinë të cilat nuk performojnë me të njëjtat ritme si dy sektorët e tjerë. Gjithsesi panorama e përgjithshme është pozitive”.

Në një kohë që institucionet ndërkombëtare paralajmërojnë për një rikthim të mundshëm të valës së inflacionit, Banka Qendrore vlerëson se në tregje ka tashmë ekuilibra. “Ka një sheshim të hendekut mes kërkesës dhe ofertës e cila përkthehet në një ekuilibër të çmimeve. Ne presim që inflacioni të mbesë në objektiv deri në fundin e këtij viti”.

Banka e Shqipërisë vlerëson se mbajtja nën kontroll e inflacionit, rënia e borxhit publik dhe njëkohësisht rritja e pagave dhe e punësimit, garantojnë një rritje të qëndrueshme të ekonomisë së vendit.

Next Post
Alimehmeti dhe Tabaku morën vota sa 22 kandidatë në listë, i dhuruan PD-së tre mandate

Alimehmeti dhe Tabaku morën vota sa 22 kandidatë në listë, i dhuruan PD-së tre mandate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com